Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

20.Mëkatet privojnë nga lutja e profetit ﷺ

Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

“Mëkatet e privojnë njeriun nga lutja e të dërguarit të Allahut ﷺ dhe e engjëjve. Allahu, e urdhëroi profetin e Tij ﷺ që të kërkojë falje për besimtarët dhe besimtaret.”

Ai -te ala- ka thënë: 

”Ata engjëj që e mbajnë fronin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij. Ata kërkojnë falje për besimtarët duke thënë: “O Zoti ynë, Ti përfshin çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë Tënde, prandaj fali ata që janë penduar e që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të zjarrit flakërues! O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të devotshmit prej prindërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre! Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti. Dhe shpëtoji ata nga e keqja! Atë që Ti e shpëton nga e keqja atë ditë, Ti e ke mëshiruar; e ky, me të vërtetë, është shpëtimi i madh.” Gafir, 40: 7-9

Kjo është lutja e engjëjve për besimtarët që të pendohen për mëkatet e tyre dhe të pasojnë Librin e Allahut dhe sunnetin e të dërguarit të Tij ﷺ. Nuk ka rrugë tjetër përveç kësaj. Prandaj askush nuk duhet të shpresojë për këtë lutje, përveç atyre që posedojnë këto cilësi, pasi që të tjerëve u mungojnë veçoritë e kërkuara.

Shpërndaje: