Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 64-65
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 22: A nuk duhet të kundërshtojmë dhe t’ua shpjegojmë njerëzve gabimet në gazeta?
Përgjigje: Gabimet në gazeta dhe madje edhe në individët nuk duhet të trajtohen në xhami apo në minbere. Megjithatë, është e saktë për të qortuar një gabim përgjithësisht por pa përmendur një individ. Kështu veproi profeti ﷺ. Një praktikë e tillë përbëhet nga dobia e jo nga dëmi. Nëse ka gabime në një gazetë apo tek një shkrimtar, ti refuzoje gazetën apo shkrimtarin përmes shkrimit ose dërgoja refuzimin gazetës. Nëse ajo nuk e publikon refuzimin, dërgoja atë një gazete tjetër. Kjo është zgjidhja1.
Që t’i sjellësh gazetat me vete në xhami ose gjatë predikimit të xhumasë dhe të lexosh ato në minber kjo do të thotë që ti vetëm se po ua mëson njerëzve të keqen, po përhap mëkate dhe po u bën marketing mëkatarëve.
1 Kjo është metodologjia e selefëve të cilën thirrësat në fe duhet ta aplikojnë kur ata dënojnë gabime të ngjashme; refuzime dhe shkrime. Pra nuk duhet heshtur lidhur me mëkatet, është e detyrueshme për të mbrojtur sheriatin – dhe Allahu e di më së miri.