Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

22.Ai që nuk falej do ta rrahin engjëjt gjatë vdekjes

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – Engjëjt e qortojnë rëndë dhe e refuzojnë atë, dhe e godasin në fytyrë dhe në shpinë.

Allahu -te ala- ka thënë:

Dhe sikur t’i kishe parë kur engjëjt ua marrin shpirtin atyre që mohuan, si i godasin në fytyrë dhe shpinë, (duke u thënë): “Shijoni dënimin e zjarrit që flakëron. Këtë (dënim e morët) për shkak të asaj që vepruat. Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij.” 8:50-51

Shpërndaje: