Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

22.Sa duhet të mbulojë allçi dhe fashoja për t’u lejuar dhënë mes’h mbi to?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 22: A është kusht që allçi apo fashoja e thyerjes të mos mbuloj më shumë se sa është e nevojshme për t’i dhënë mes’h asaj?

Përgjigje: Nuk lejohet që t’i jepet mes’h asaj pa nevojë. Është e detyrueshme që të vlerësohet me të vërtetë si duhet. Megjithatë, nevoja nuk është e kufizuar tek pjesa e trupit e lënduar ose tek plaga. E gjithë ajo pjesë që është e nevojshme që allçi ose arna të mbetet në vend i përket nevojës. Nëse fraktura është në gisht por e tërë dora ka nevojë të futet në gips, kjo është një nevojë.

Shpërndaje: