Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

22.Gruaja duhet të zbukurohet për burrin e saj

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Gruaja e drejtë përpiqet të fitojë dashurinë e burrit të saj duke zbukuruar veten e saj për të. Është pyetur i dërguari i Allahut se cila është gruaja më e mirë dhe ka thënë:

“Ajo e cila i bindet burrit të saj kur ai e urdhëron, e kënaq kur ai e shikon.”

Transmeton Nesai (2331), Ahmedi (2/251) dhe El-Hakim (2/2682) i cili e konsideroi hadithin të saktë sipas kushteve të Muslimit, i mirë sipas imam Albanit “es-Sahihah (1838) dhe” el-Irua (1786)”.

Ajo asnjëherë nuk thotë diçka që burrit të saj nuk i pëlqen që ta dëgjojë. Ajo nuk shfaq diçka që burrin e saj e bezdis. Gruaja e drejtë dhe e bekuar frikësohet që ta bezdis burrin e saj me një fjalë të vetme, një vështrim të vetëm, një kërkesë të vetme, me një veprim të vetëm ose një pamje të vetme të keqe. Pse? 

Sepse ajo e di se profeti ﷺ ka thënë:

“Nuk ka grua që e lëndon burrin e saj në këtë dynja e që gruaja e tij hyrje e xhenetit të mos i thotë: Mos e lëndo, Allahu të vraftë! Ai tek ti është vetëm për një kohë të shkurtër ndërsa së shpejti do të vijë tek ne!”

Transmeton Tirmidhi (1174), Ibn Maxheh (2014) dhe Ahmedi (5/242), hadithi është i saktë sipas imam Albanit në ”es-Sahihah (173)”.

Shpërndaje: