Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej dëmeve të mëkateve janë se ato përhapin shkatërrime të ndryshme në tokë, po ashtu në ujë, ajr, në korrje, në fruta dhe në vendbanime.
Allahu -te ala- ka thënë:
“Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që Allahu do t’i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen në përmirësim.” Er-Rum, 30:41
Muxhahidi -rahimehullah- ka thënë:
”Kur i padrejti merr pushtetin, ai fillon të përhapë padrejtësi dhe shkatërrim. Për shkak të kësaj, Allahu ndalon shiun në mënyrë që rrënjët dhe frutat prishen. Allahu nuk e do shkatërrimin.”
Pastaj recitoi:
”Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që Allahu do t’i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen në përmirësim.” Er-Rum, 30:41
Pastaj tha: ”Betohem në Allahun se nuk është vetëm deti juaj (që përmendet në ajet). Çdo fshat që ka ujë përfshihet nga ky ajet.”
Ikrimeh -rahimehullah- ka thënë: ”Unë nuk po flasë për detin tuaj këtu por po flasë për çdo fshat që ka ujë.”
Katadeh -rahimehullah- ka thënë: ”Toka (e përmendur në ajet) janë qytetet, ndërsa deti (i përmendur në ajet) janë fshatrat dhe vendet përreth.”
Allahu e quajti ujin e ëmbël ”det” dhe tha:
”Edhe dy detet (llojet e ujit) nuk janë të njëjta: njëri është i ëmbël e i këndshëm për t’u pirë, kurse tjetri është i njelmët dhe i hidhët.” Fatir, 35:12
Nuk ka në botë oqean të ëmbël i cili është i ndenjur. Në fakt bëhet fjalë për lumenj që rrjedhin. Është oqeani i kripur që është i palëvizshëm. Prandaj Ai i quajti fshatrat dhe lumenjtë në këtë mënyrë.