Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

43.Obligueshmëria e leximit pas imamit gjatë namazit pa zë

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 87-88

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Në lidhje me namazin pa zë, profeti ﷺ miratoi leximin në të. Xhabiri ka thënë:

”Kur ne e falnim namazin e drekës dhe të ikindisë prapa imamit ne lexonim suren El-Fatiha dhe një sure në dy rekatet e para dhe pastaj vetëm suren El-Fatiha në dy rekatet e fundit.”1

Ndërsa atë që profeti ﷺ qortoi, ishte për shkak se u shpërqendrua nga leximi i dikujt. Njëherë kur e kishte falur namazin e drekës me sahabët e tij, ai tha:

”Kush nga ju lexoi:

”Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të Lartësuarin!”?2

Një burrë tha: ”Unë [dhe unë dëshirova vetëm të veprojë mirë].” Atëherë ai ﷺ tha: ”Unë e dija se dikush më ngatërroj me të.”3

Në një hadith thuhet se si ata lexuan me zë të lartë prapa profetit ﷺ pas së cilës ai tha:

”Ju më bëtë që ta ngatërrojë leximin e Kuranit.”4

Ai ﷺ ka thënë:

”Namazliu ka një bisedë private me Zotin e tij. Prandaj le ta shikojë se si ai flet në mënyrë private me Të. Askush nga ju nuk duhet të ngrisë zërin mbi tjetrin me leximin e tij të Kuranit.”5

Profeti ﷺ ka thënë:

”Ai që lexon një germë nga libri i Allahut merr një shpërblim dhe një shpërblim shpërblehet dhjetëfish. Unë nuk them se Elif, Lam dhe Mim është një germë. Por Elif është një germë, Lam një germë dhe Mim një germë.”6


1 Ibn Maxheh me zinxhir autentik të transmetimit. Ky hadith ceket në “El-Irua (506)”.

2 87:1.

3 Muslimi, Ebu Auaneh dhe Es-Siraxh.

4 Bukhari në “Xhuz’-ul-Kira’ah khalf El-Imam”, Ahmedi dhe Es-Siraxh me zinxhir autentik të transmetimit.

5 Maliku dhe Bukhari në “Khalk Af’al-il-Ibad” me zinxhir autentik të transmetimit.

Dobi:

Për dijetarët të cilët e konsiderojnë të jetë e ligjësuar për të lexuar pas imamit gjatë namazit në heshtje ndryshe nga namazi me zë është imam Esh-Shafei në medinimin e tij të vjetër dhe Muhamedi nxënësi i Ebu Hanifes sipas një transmetimi. Këtë mendim gjithashtu e zgjodhi shejkh Ali El-Kari dhe dijetarët tjerë nga medhhebi i tij. Këtë mendim gjithashtu e zgjodhi imam Ez-Zuhri, Maliku, Ibn-ul-Mubarak, Ahmed bin Hanbeli dhe dijetarë të tjerë nga muhadithët dhe të tjerë, si dhe shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijeh.

6 Tirmidhi dhe El-Hakim me zinxhir autentik të transmetimit. Gjithashtu është transmetuar nga El-Axhuri në “Edeb Hamelet-il-Kuran”. Kjo ceket në “Es-Sahihah (569)”.

Shpërndaje: