Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 35
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhamed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
Argument për shpresën, frikën dhe përulësinë janë fjalët e Tij -te ala-:
كَانُوا يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَيَدْعُونَنَا رَغَبًا وَرَهَبًا وَكَانُوا لَنَا خَاشِعِينَ
”Vërtet ata ishin që nxitonin të bënin punë të mira dhe gjithnjë na luteshin Neve me shpresë dhe frikë dhe gjithnjë nënshtroheshin ndaj Nesh” El-Enbija, 21:90
Shpjegimi
Të gjitha këto i përkasin adhurimit. Allahu -te ala- ka thënë për profetët:
كَانُوا يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَيَدْعُونَنَا رَغَبًا وَرَهَبًا وَكَانُوا لَنَا خَاشِعِينَ
”Vërtet ata ishin që nxitonin të bënin punë të mira dhe gjithnjë na luteshin Neve me shpresë dhe frikë dhe gjithnjë nënshtroheshin ndaj Nesh.” El-Enbija, 21:90
Kjo do të thotë se ata frikësoheshin, ata i frikësoheshin Allahut. Se ata ishin të përulur do të thotë të nënshtruar para Madhështisë së Tij.