Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Menhexh-ul-Enbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 58-59
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Edhe në sunnet ka shumë argumente se i dërguari i Allahut ﷺ e filloi dhe e mbaroi thirrjen e tij me teuhid gjë që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së tij:
1 – Amr bin Abeseh es-Sulemi (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Në periudhën e xhahilijetit (kohës para Islame) i konsideroja njerëzit në humbje sepse ata adhuronin idhuj. Më pas dëgjova se një njeri në Mekë tregonte disa gjëra. Rrjedhimisht hipa në kafshën time dhe u nisa tek ai. I dërguari i Allahut ﷺ qëndronte i fshehur për shkak të dhunës së njerëzve ndaj tij. Udhëtova pa probleme derisa arrita tek ai në Mekë. Unë i thashë: “Kush je ti?” Ai tha: “Unë jam nebij”. E pyeta: “Çfarë do të thotë nebij?” Ai u përgjigj: “Allahu më ka dërguar.” Unë i thashë: “Me çfarë të ka dërguar Ai?” Ai u përgjigj: “Më ka dërguar për mbajtjen e lidhjeve farefisnore, thyerjen e idhujve, të adhurohet vetëm Allahu dhe asgjë të mos i shoqërohet Atij në adhurim.” E pyeta: “Kush të pason në këtë?” Ai tha: “Një njeri i lirë dhe një skllav”. Ishte Ebu Bekri bashkë me Bilalin prej atyre që e besuan në atë kohë.”1
1 Muslimi (832) dhe Ahmedi (4/112).