Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

22.Mëkatet shkaktojnë rrëshqitje të tokës dhe tërmete

Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Një nga pasojat e mëkateve në tokë është se ato shkaktojnë rrëshqitje të tokës, tërmete dhe largojnë bereqetin e saj. I dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë Thamudit dhe urdhëroi sahabët e tij që të hynin në të duke qarë. Ai i ndaloi të pinin ujin e atij vendi dhe të ujisnin kafshët e tyre me të. Madje ai urdhëroi që brumi i cili ishte bërë me atë ujë t’u jepej deveve. E gjithë kjo për shkak të ndikimit negativ të mëkateve mbi ujin. E njëjta gjë vlen për ndikimin negativ të mëkateve mbi të korrat e pakësuara dhe fatkeqësitë e tjera që mund t’i shihni.

Imam Ahmedi përmend në Musnedin e tij:

”Në depon e Benu Umejjes ishte një kokërr e grurit që ishte e madhe sa një bërthamë hurme. Ajo ishte në një thes në të cilën shkruante: ”Kjo u rrit gjatë periudhës së drejtë”.”

Shumë prej këtyre fatkeqësive i lejoi Allahu -subhanehu ue te ala- të ndodhin kur robërit filluan të mëkatojnë. Disa udhëheqës të disa fiseve të shkretëtirës më treguan se si frutat dikur ishin më të mëdha dhe se shumë prej këtyre fatkeqësive që ata përjetojnë sot nuk ishin të njohura më parë.

 

Shpërndaje: