Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

24.A duhet t’i jepet mes’h tërë fashos dhe gipsit?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 24: A duhet t’i jepet mes’h tërë fashos dhe gipsit?

Përgjigje: Po, e gjithë asaj duhet t’i jepet mes’h. Në parim, zëvendësimi i një forme të pastrimit ka të njëjtin gjykim me formën tjetër përderisa sunneti nuk dëshmon të kundërtën. Në këtë rast dhënia mes’h e zëvendëson larjen. Sikurse larja duhet të mbulojë të gjithë pjesën e trupit edhe dhënia mes’h duhet të mbulojë të gjithë fashon dhe gipsin. Lidhur me mestet, dhënia mes atyre është një lehtësim ku sunneti ka bërë të qartë se vetëm një pjese të tyre duhet t’u jepet mes’h.

Shpërndaje: