Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej të drejtave të burrit mbi gruan është që ajo të ruan sekretet e tij dhe të mos flasë për atë që ndodh prapa dyerve të mbyllura dhe veçanërisht në lidhje me gjërat intime. Asaj nuk i lejohet që të flasë lidhur me këto as me nënën e saj, motrën e saj apo me shoqen e ngushtë.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Ndoshta një grua tregon atë që bëri me burrin e saj kur ishin në vetmi, ndoshta një burrë tregon atë që bëri me gruan e tij kur ishin në vetmi.”
Një grua u ngrit dhe tha: ”Betohem në Allahun, ashtu veprojnë burrat dhe gratë.”
Ai tha: ”Mos e veproni këtë! Me të vërtetë kjo është sikurse një shejtan mashkull dhe një shejtane femër që bëjnë zina në rrugë ndërsa njerëzit i shikojnë.”
Transmeton El-Khara’iti në ”Mesauil-Akhlak (1/430)” me një zinxhir të të mirë të transmetimit ose afër saj siç e ka thënë shejkh Albani në ”es-Sahihah (3153)” . Hadithi është transmetuar nëpërmjet rrugëve të tjera nga Ebu Daudi (2176), Ahmedi (2/540-541), el-Bejhaki (7/14497) dhe Ebi Shejbeh me domethënie të ngjashme. Prandaj imam Albani e konsideroi atë të saktë në ”es-Sahihah (7/435)” dhe tha në ”el-Irua (7/73)” se hadithi forcohet me ndihmën e rrugëve të ndryshme.
Thuhet se profeti ﷺ ka thënë:
”Me të vërtetë njerëzit me pozitën më të keqe tek Allahu në ditën e kijametit janë burri dhe gruaja që kanë marrëdhënie intime dhe pastaj tregojnë sekretet e tyre.”
Transmeton Muslimi (1437).1
1 Imam Albani thotë: Edhe pse hadithi është transmetuar nga Muslimi e ka një zinxhir të dobët të transmetimit sepse në të është Amar bin Hamzah el-Umer dhe ai është i dobët, tha Ibn Haxheri në “et-Takrib”.
Edh-Dhehebi ka thënë në “Mizan-ul-I’tidal”: “I dobët sipas Jahja bin Main dhe Nesait. Ahmedi tha se hadithet e tij janë të dobëta dhe kontradiktore.”
Pastaj Dhehebi e citoi hadithin aktual dhe tha: “Ky i përket haditheve të dobëta dhe kontradiktor të Umerit.”
Bazuar në thëniet e këtyre imamëve, hadithi është i dobët dhe jo i saktë.
Ibnul-Katani mori një rrugë të mesme dhe tha: “Umeri është i dobët sipas Ibn Mainit, dhe sipas Ahmedit ai tregonte hadithe të dobëta dhe kontradiktore. Prandaj hadithi është i mirë dhe jo i saktë.”
Unë nuk e kuptoj sesi arriti në këtë përfundim, ndoshta sepse hadithi ekziston tek Muslimi. Deri në kohën e shkrimit nuk kam arritur të gjej ndonjë gjë që e forcon këtë hadith, dhe Allahu e di më mirë. (Edeb-uz-Zifaf).
.