Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Lidhur me pasojat e mëkateve në format dhe në fizionominë e njerëzve, profeti ﷺ ka thënë:
”Allahu e krijoi Ademin dhe gjatësia e tij ishte gjashtëdhjetë kut, dhe krijesat kanë vazhduar të zvogëlohen deri tani.”
Transmeto Bukhari (3326) dhe Muslim (2841).
Kur Allahu dëshiron të pastrojë tokën nga padrejtësitë, njerëzit mëkatarë dhe të pandershëm, Ai e nxjerr në pah një njeri (Mehdiun) nga familja e profetit ﷺ që do të mbushë tokën me drejtësi sikurse ajo më parë ishte plot padrejtësi. Mesiu (Isai) ﷺ do të vret jehudët dhe nasarat, do të vendos fenë me cilën Allahu e dërgoi të dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ. Toka do të nxjerrë mirësitë e saj dhe do të kthehet në origjinën e saj në mënyrë që një grup njerëzish do të hanë një shegë dhe do të qëndrojnë në hijen e lëvozhgës së saj. Një kalavesh rrushi do të jetë shumë i rëndë dhe një kokërr rrushi do të jetë e mjaftueshme për një sasi të madhe të njerëzve.
Kur toka pastrohet nga mëkatet, shfaqen gjurmët e mirësisë nga Allahu -te ala- të cilat më parë ishin zhdukur për shkak të mëkateve dhe mosbesimit. Nuk ka dyshim se efektet e ndëshkimeve që Allahu ka zbritur në tokë mbeten në të. Ato kërkojnë mëkate të ngjashme me ato për të cilat janë ndëshkuar popujt më parë. Këto gjurmë në tokë janë rezultat i pasojave të atyre mëkateve në të njëjtën mënyrë siç janë mëkatet rezultat i atyre krimeve.