Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

25.Dallimi në mes dhënies mes’h mesteve, fashos dhe gipsit?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h mesteve
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
                                                                                   
Pyetja nr 25: A ka dallim në mes dhënies mes’h mesteve, fashos dhe gipsit?
 
Përgjigje: Ka disa dallime, duke përfshirë:
 
Dallimi i parë: Mes’hi i mesteve ka afat kohorë ndërsa dhënia mes’h fashos dhe gipsit të frakturës zgjatë aq sa është e nevojshme.
 
Dallimi i dytë: Dhënia mes’h fashos së frakturës nuk është e kufizuar tek një pjesë e veçantë e trupit, ndërsa mestet janë të kufizuara tek këmbët.
 
Dallimi i tretë: Mestet duhet të mbathen me abdes, për dallim nga fashoja e frakturës.
 
Dallimi i katërt: Lejohet t’i jepet mes’h fashos së frakturës si pas papastërtisë të vogël dhe pas papastërtisë të madhe, për dallim nga mestet. Kur personi me fasho të frakturës obligohet të lahet, ai i jep mes’h asaj sikurse bën gjatë marrjes së abdesit.

Shpërndaje: