Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

46.Kombinimi i sureve të ngjashme në një rekat

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 91-92

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Profeti e kishte zakon të kombinonte sure1 të ngjashme nga surja Kaf deri në fund të Kuranit. Ndodhte të lexonte suren ”Er-Rrahman” dhe ”En-Nexhm” në një rekat2, ”El-Kamer” dhe ”El-Hakah” në një rekat, ”Et-Tur” dhe ”Edh-Dharijat” në një rekat, ”Uakia” dhe ”El-Kalem” në një rekat, ”El-Maarixh” dhe ”Nezi’at” në një rekat, ”El-Mutafifin” dhe ”Abese” në një rekat, ”El-Mudeththir” dhe ”El-Muzemil” në një rekat, ”El-Insan” dhe ”El-Kijameh” në një rekat, ”En-Nebe’” dhe ”El-Murselat” në një rekat, ”Ed-Duhan” dhe ”Tekuir” në një rekat.3

Ndonjëherë ai kombinonte shtatë suret e gjata si ”El-Bekare”, ”En-Nisa ” dhe ”El-Imran” në një rekat gjatë namazit të natës. Ai ka thënë:

”Namazi më i mirë është kur qëndron gjatë.”4

Pasi ai kishte lexuar:

”A nuk është Ai (Allahu i Cili e bëri këtë) i Zoti të ngjallë të vdekurit?”5

pastaj ai tha:

سبحانك فَبَلى

”I pa të meta je Ti; po.”

Dhe kur ai kishte lexuar:

“Lavdëro emrin e Zotit tënd, më të Lartit!”6

Pastaj ai tha:

سبحان ربي الأعلى

”I pastër nga çdo e metë është Zoti im, më i Larti.”7


1 Kjo do të thotë sure që kanë kuptime të ngjashme sikurse qortime, urtësi dhe tregime.

2 Kjo dëshmon se profeti shpesh nuk i merrte në konsideratë për t’i lexuar suret përgjatë rendit të Kuranit. Kjo dëshmon se veprimi është i lejuar. Kjo do të përmendet në lidhje me namazin e natës, edhe pse është më mirë për të marrë në konsideratë rendin.

3 Bukhari dhe Muslimi.

4 Muslimi dhe Tahaui.

5 75:40.

6 87: 1.

7 Ebu Daudi dhe Bejhaki me një zinxhir të saktë transmetimi. Hadith është i përgjithshëm dhe vlen për leximin e Kuranit gjatë namazit dhe jashtë namazit, në namazin vullnetar dhe namazin e detyrueshëm. Ibn Ebi Shejbeh (2/132/2) transmetoi se Ebu Musa El-Esh’ari dhe El-Mugire -radijAllahu anhuma- e kishin zakon ta thoshin atë në namazin e detyrueshëm. Në mënyrë të ngjashme është transmetuar në mënyrë të pakufizuar nga Umeri dhe Aliu.

Shpërndaje: