Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

25.Si duhet të sillemi karshi fjalëve të dijetarëve?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 69-70

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 25: Disa njerëz janë fanatik në një medhheb apo ndaj një dijetari ndërsa disa të tjerë injorojnë dijetarët dhe këshillat e imamëve. Çka thoni për këtë?

Përgjigje: Kjo thënie është e saktë. Këto dy grupe janë në kontrast me njëri-tjetrin.

Një grup pasojnë verbërisht deri në një shkallë të tillë sa që ata janë fanatikë për mendimet e njerëzve edhe nëse ato kundërshtojnë argumentet. Kjo është e qortuar dhe mund të shpie në kufër (dalje nga feja)1.

Një tjetër grup refuzon fjalët e dijetarëve dhe nuk përfitojnë prej tyre edhe pse ato janë në përputhje me Kuranin dhe sunnetin. Ky është cungim.

Grupi i parë bie në ekzagjerim dhe tjetri në cungim.

Ka mirësi në fjalët e dijetarëve dhe sidomos në fjalët e selefëve; në të kuptuarit e sahabëve dhe të pasuesve të tyre, pastaj tek katër imamët dhe tek dijetarët e tjerë, për të kuptuarit e të cilëve umeti dëshmon. Duhet përfituar nga fjalët e tyre. Megjithatë, ato nuk duhet të pranohen si një çështje e kryer. Në qoftë se ne e dimë se një mendim bie në kundërshtim me dëshmitë, ne jemi të detyruar të pasojmë dëshmitë. Dhe në qoftë se ne e dimë se ai nuk bie në kundërshtim me dëshmitë në Kuran dhe sunnet atëherë është në rregull që ta pasojmë atë mendim. Ky nuk është fanatizëm fare. Është një mënyrë për të përfituar nga të kuptuarit e selefëve dhe të kuptosh Kuranin dhe sunnetin. Ky është mendimi i saktë dhe mesatarë. Ne pranojmë fjalët e dijetarëve kur ato janë në përputhje me dëshmitë në Kuran dhe sunnet dhe braktisim atë që i kundërshton ato. Përveç kësaj ne duhet të justifikojmë dijetarët për gabimet e tyre duke e ditur pozitën e tyre dhe nuk i denigrojmë ata.

Profeti ka thënë:

“Nëse një gjykatës gjykon dhe jep mundin e tij maksimal dhe ia qëllon, ai merr dy shpërblime. Dhe nëse ai gjykon dhe jep mundin e tij maksimal dhe gabon, ai merr një shpërblim.” 2

Gabimi është i falur nëse ai del nga një person i cili ka të drejtë të bëjë ixhtihad. Injoranti dhe studenti fillestarë nuk ka të drejtë të bëjë ixhtihad. Atyre nuk i lejohet që të bëjnë ixhtihad. Ata mëkatojnë nëse bëjnë ixhtihad pavarësisht nëse ndodh që ti’a qëllojnë apo të gabojnë sepse ata kanë bërë diçka që nuk u lejohet.


1 Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Ai që është fanatik për një individ përveç profetit , si për imam Malikun, esh-Shafi’eiun, Ahmedin dhe Ebu Hanifen dhe beson se mendimi i tij është i saktë që duhet pasuar dhe jo fjalët e asnjë dijetari tjetër i cili mendon ndryshe, personi i tillë është injorant dhe i humbur. Ai madje mund të jetë edhe kafir. Ai që beson se është e detyrueshme për të pasuar një nga këta katër imamët dhe askë tjetër, ai është i detyruar që të pendohet, dhe ose pendohet ose ekzekutohet.”3 (Mexhmu-ul-Fataua (22 248-249)).

2 Bukhari (6919) dhe Muslimi (1716).

3 Kush i zbaton gjykimet dhe dënimet e sheriatit?

Shih: https://perlatmuslimane.com/?p=2414

 

Shpërndaje: