Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

25.Thirrja e Muhamedit ﷺ në Mekë dhe në Medine

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Menhexh-ul-Enbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 60

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

3 – Gjatë armëpushimit që u lidh në Hudejbijeh, Herakli e pyeti Ebu Sufjanin për gjendjen e të dërguarit të Allahut ﷺ dhe i tha:

“Çfarë ju urdhëron të veproni?”

Ebu Sufjani u përgjigj:

“Ai thotë që të adhurojmë vetëm Allahun dhe të mos i shoqërojmë asgjë në adhurim, të braktisim atë që thonë etërit tanë, të falemi, të jemi të sinqertë, të ndershëm, dhe t’i ruajmë lidhjet farefisnore.” 1

Këto hadithe na shpjegojnë se si i dërguari i Allahut ﷺ bëri davet si në Mekë ashtu edhe në Medine.


1 Bukhari (6).

Shpërndaje: