Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
E katërta: Nëse gjaku i menstruacioneve pushon dhe pastaj kthehet mbrenda ciklit mujor, atëherë ajo patjetër të llogaritet si gjak menstrual. Shembull i kësaj është që cikël mujor i një gruaje të zgjatë tetë ditë. Pas ditës së katërt gjaku pushon për dy ditë dhe pastaj i kthehet në ditën e shtatë dhe të tetë. Gjaku i rikthyer patjetër i përket ciklit mujor dhe duhet të praktikohet sipas dispozitave të tij.
Lidhur me lehoninë, në qoftë se gjaku pushon brenda dyzet ditëve dhe pastaj kthehet brenda dyzet ditëve, gjaku konsiderohet të jetë i paqartë. Si rezultat, gruaja është e obliguar të falet dhe të agjërojë detyrimet në kohë dhe ndalohet të veprojë atë që gruaja me menstruacione është e ndaluar të veprojë përveç detyrimeve. Pasi të pastrohet ajo duhet të përsërit adhurimin që ajo e bëri gjatë periudhës ku gjaku ishte i paqartë në të njëjtën mënyrë si gruaja me menstruacione duhet të përsëris atë që ajo e ka humbur. Ky është mendimi i njohur tek dijetarët Hanbeli.
Megjithatë, mendimi i saktë është se për derisa gjaku që kthehet gjatë periudhës së lehonisë ajo i takon lehonisë. Përndryshe, gjaku është gjak menstrual. Por në qoftë se gjaku vie konstant llogaritet të jetë gjakderdhje. Kjo të kujton atë që Ibn Kudameh përmendi në “El Mugni”1 nga Imam Malikut i cili tha:
“Nëse asaj i vie gjaku dy ose tre ditë pasi gjaku ka pushuar, gjaku i përket lehonisë. Përndryshe, është gjak menstrual.”
Këtë mendim ka zgjedhur edhe Shejh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh. Në të vërtetë nuk ka gjak të paqartë. Çdo gjë është relative, në varësi të njohurive dhe të kuptuarit e njerëzve. Kurani dhe Sunneti sqaron çdo gjë. Allahu (subhaneh) nuk e ka obliguar dikë që të agjërojë dy herë ose të bëj tavaf dy herë, përveç nëse veprat nuk kryer gabimisht dhe prandaj duhet të përsëriten. Kur një rob vepron aq sa mundet, ai e ka pastruar ndërgjegjësinë e tij. Allahu (te ala) ka thënë:
لاَ يُكَلِّفُ اللّهُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا
”Allahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive të tij.” 2
فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ
”Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni.” 3
1 el-Mughni (1/349).
2 2:286.
3 64:16.