Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

26.Gruaja duhet ta ruaj pasurin e burrit të saj

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej të drejtave të burrit mbi gruan është që ajo ta ruaj pasurin e tij dhe të mos shpenzojnë asgjë pa lejen e tij. Ne dëgjuam se si profeti ka thënë në lidhje me gruan më të mirë:

”Ajo kujdeset për të dhe për pasurinë tij.”

Profeti gjithashtu ka thënë:

”Gruas nuk i lejohet të dhurojë asgjë nga pasuria e burrit të saj pa lejen e tij.”1

Transmeton et-Tajalisi (1223) dhe përmes zinxhirit të tij të transmetimit Bejhaki (4/8108), Ahmedi (5/267), Ebu Daudi (3565), Tirmidhi (670) dhe Ibn Maxheh (2295) me formulimin:

”Gruas nuk i lejohet të dhurojë asgjë nga shtëpia e burrit të saj pa lejen e tij.”

Zinxhiri i transmetimit është i mirë sipas Tirmidhiut dhe imam Albanit në ”Sahih-ut-Targhib (943)”.

Nëse i jep leje asaj që të shpenzoj, ajo shpenzon me masë, dhe të dytë shpërblehen.

Profeti ka thënë:

“Nëse gruaja shpenzon nga ushqimi i shtëpisë së saj me masë, do të ketë shpërblimin e dhurimit, ndërsa burri do të këtë shpërblimin e fitimit.” 

Transmeton Bukhari (2065) dhe Muslimi (1024), formulimi është i Bukharit.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Nëse gruaja jep sadaka nga pasuria e burrit të saj, të dytë shpërblehen, asnjërit nuk i mangësohet asgjë për shkak të shpërblimit të tjetrit.” 

Transmeton Ahmedi (6/99), Nesai (2539) dhe Tirmidhi (671) i cili e klasifikoi atë si të mirë.

Dijetarët thonë se gruas i lejohet të shpenzojë nga shtëpia e burrit të saj ose nga pasuria e burrit të saj në tre raste:

1 – Kur burri i jep gruas leje të veçantë për të dhuruar diçka, në këtë rast të dytë kanë shpërblimin e plotë pa iu reduktuar asnjërit. 

2 – Kur burri i jep gruas leje të përgjithshme që të dhurojë nga pasuria e tij, në këtë rast ata ndajnë shpërblimin.

3 – Kur burri nuk i jep leje gruas që të dhurojë nga pasuria e tij, nëse ajo dhuron diçka nga pasuria e tij, ai shpërblehet, ndërsa ajo mëkaton.


1 Hadithi i plotë është:

“Gruas nuk i lejohet të dhurojë asgjë nga pasuria e burrit të saj pa lejen e tij.”

Ata e pyetën: “O i dërguari i Allahut, as ushqim?”

Ai ﷺ tha: “Ushqimi është një nga pasuritë tona më të mira.” 

Shpërndaje: