Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

26.I ndaluar është emërtimi me emër jo arab që është i veçantë por jomuslimanët

Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd

Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 23-24

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

3 – Emrat e huaj që janë tipik për kufarët. Një musliman i cili dëshiron të jetë i kënaqur me fenë e tij qëndron larg prej tyre, dhe nuk iu afrohet atyre. Sot ekziston një sprovë e madhe në këtë. Emra sjellen nga Evropa, Amerika dhe vende të tjera. Ky fenomen është një nga shkaqet më të këqija të mëkateve dhe degradimit. Shembuj të këtyre emrave janë Peter, George, Diana, Rose dhe Susanne.

Nëse ky imitim bëhet vetëm nga epshi dhe mentaliteti  i ulët, atëherë është një mëkat i madh. Dhe në qoftë se bëhet për shkak se beson se emrat e kufarëve janë më të mirë se sa të muslimanëve, atëherë ky person gjendet në një rrezik ku e luhatë esencën e besimit të vet. Në të dyja rastet është e detyrueshme që të pendohen menjëherë. Një nga kushtet e pendimit është që emri të ndryshohet.

4 – Emrat e statujave të adhuruara, disa prej të cilave janë el-Lat, el-Uzza, Isaf, Na’ilah dhe Hubel.

Shpërndaje: