Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

26.Studentët largohen nga mësimet e fesë për të mos bartë më shumë përgjegjësi!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 70-71

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 26: Disa studentë të rinj shpesh mendojnë se aq më shumë që ata të prezentojnë në mësime aq më shumë kanë përgjegjësi për ta kumtuar dijen dhe për ta praktikuar atë. Kjo i shtyen disa që të tërhiqen nga kërkimi i dijes sheriatik. Çka thoni për këtë?

Përgjigje: Këto janë vesvese nga shejtani. Ai të thotë ty që të mos mësosh që dija të mos jetë argument kundër teje.

Por a nuk është argument kundër teje edhe fakti që të mbetesh injorant ndërsa dijetarët janë preznet? Të mbetesh injorant kur dija, dijetarët dhe mësimet ekzistojnë është më e rrezikshme se sa të shkosh në leksion dhe të mësosh, dhe mund të ndodh që të mos e praktikosh atë që ke mësuar. Është e natyrshme që njerëzit janë të pakujdesshëm në lidhje me veprat dhe se mëkatojnë. Shpresojmë që ai të pendohet për mëkatet e tij dhe të përmirësohet pasi ka marrë pjesë në leksionet e dijetarëve në xhami. Këto tubime mësimi i japin jetë zemrës. Mos lejo shejtanin që të largojë nga dija e dobishme dhe fetare me këtë dyshim, dhe me këtë vesves.

 

Shpërndaje: