Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
I godituri me fatkeqësi duhet ta dijë se të qarët lëndon të gjallin (vet atë) por edhe të vdekurin (për atë të cilin qanë). Përmes të qarit i gjalli rrezikon të humbet shikimin. Kur -Allahu Te ala- ka përshkruar tregimin mbi Jakubin ﷺ, tha:
“Sytë iu zbardhën prej pikëllimit.” Jusuf, 12:84
Ndërsa i vdekuri nuk pushon nga të qarët për të. Transmeton El-Hafidh Ebu Shuxha’ Shejrauejh Ed-Dejlemi me zinxhirin e tij të transmetimit nga Ali bin El-Husejni i cili tha: “Njëherë prej herësh kur Daud Et-Taij ishte duke ndenjur me shokët e tij e morri gjumi, por shumë shpejtë u kthjell dhe tha: “A e dini se çfarë kam ëndërruar? Ëndërrova se hyra në xhenet dhe pashë sesi disa fëmijë luanin me një mollë të cilën ia hedhnin njëri-tjetrin. Kurse një fëmijë qëndronte anash dhe dukej qartë i mërzitur dhe i dëshpëruar. I pyeta: “Pse ky fëmija nuk po luan me ju?”
Ata thanë: “Ai vetëm sa ka vdekur dhe nëna e tij qan shumë për të.”
Unë pyeta: “Ku është shtëpia e tyre?”
Ata thanë: “Në filan fisin.”
Unë pyeta: “Si quhen prindërit e tij?”
Ata thanë: ”Kështu dhe kështu.”
Daudi i tha shokëve të tij: “Le të shkojmë.” Ata shkuan dhe hynë tek fisi dhe pyeti për prindërit e djaloshit. Ata u takuan me ta ose me njërin prej tyre, dhe u tregoi për ëndrrën që kishte parë. Pastaj nëna e djaloshit u betua se nuk do të qaj më për të.”