Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

27.E lanë këmbën e djathtë dhe mbath çorapen, pastaj e lanë këmbën e majtë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 27: Cili është gjykimi për të larë këmbën e djathtë dhe pastaj të mbathet një meste apo çorape, dhe pastaj të lahet këmba e majtë dhe pastaj të mbathet çorapja apo mestja tjetër?

Përgjigje: Dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë. Disa dijetarë thonë se pastrimi (abdesi) duhet të jetë plotësuar para se të mbathen ato. Të tjerë thonë se është e lejuar që së pari të lahet këmba e djathtë dhe të mbathet mestja apo çorapja dhe pastaj të lanë këmbën e majtë dhe të mbathë mesten apo çorapen. Ky person nuk e ka mbathë as çorapen e djathtë dhe as të matjen para se të jenë larë këmbët. Kjo do të thotë se ato janë mbathur në një gjendje të pastër (pa u plotësuar abdesi). Megjithatë, ekziston një hadith transmetuar nga Darakutni dhe Hakimi i cili e vërtetoi atë kur profeti ﷺ ka thënë:

“Kur ndonjëri prej jush të ketë marrë abdes dhe të ketë mbathur mestet…”

Fjalët e tij: “Kur ndonjëri prej jush të ketë marrë abdes…”

mund të thotë se mendimi i parë peshon më shumë sepse ai që nuk e ka larë këmbën e majtë nuk konsiderohet të ketë marrë abdes. Prandaj është më mirë që të kemi këtë mendim.

Shpërndaje: