Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

27.Dispozita e lehonisë lidhur me marrëdhëniet sekuslae mbrenda dyzet ditëve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

E pesta: Nëse gruas i pushon gjaku i menstruacioneve të saj në ciklin mujor, asaj i lejohet që të ketë marrëdhënie me burrin e saj. Kjo nuk është aspak e urryer. Megjithatë, është e urryer për të pasur marrëdhënie me të nëse i ka pushuar lehonia e saj para se të kenë kaluar dyzet ditë. Ky është mendimi i njohur i medhhebit Hanbeli.

Mendimi i saktë është se me të vërtetë nuk është e urryer aspak të kesh marrëdhënie me të. Ky është mendimi i shumicës. Që diçka të jetë e urryer kjo konsiderohet dispozitë sheriatike që ka nevojë për një provë sheriatike. E vetmja gjë në lidhje me këtë çështje është ajo që ka përmendur Imam Ahmedi nga Uthman bin Abil-‘As dhe se gruaja e tij iu afrua brenda dyzet ditëve dhe ai tha:

“Mos mu afro mua.”

Kjo nuk do të thotë se është e urryer. Ndoshta ai tha kështu si një masë paraprake për shkak se ai kishte frikë se ajo nuk ishte e bindur për pastërtinë e saj, se asaj do ti kthehej gjaku i saj përmes marrëdhënieve seksuale ose ndonjë arsye tjetër, dhe Allahu e di më së miri.

Shpërndaje: