Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

48.Namazi me zë dhe pa zë pesë në namazet dhe në namazet e tjera

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 93-94

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Profeti lexonte me zë gjatë namazit të sabahut dhe në dy rekatet e para të akshamit dhe të jacisë. Drekën, ikindinë, rekatin e fundit të akshamit dhe dy rekatet e fundit të jacisë lexonte në heshtje1.

Sahabët mund të njihnin namazin e tij të heshtur pjesërisht përmes lëvizjes së mjekrës së tij2 dhe pjesërisht sepse ai lejoi që të dëgjojnë diçka nga leximi i tij ndonjëherë3.

Ai e kishte gjithashtu zakon të lexonte me zë gjatë namazit të xhumasë, namazit të bajramit4, namazit të shiut5 dhe namazit të eklispit6.


1 Muslimanët janë të bashkuar në këtë gjatë gjithë historisë. Përveç kësaj ka edhe hadithe autentike dhe të qarta për këtë, gjë të cilën e ka thënë Neueuiu. Disa prej tyre do të vijnë. Shih “El-Irua (345)”.

2 Bukhari dhe Ebu Daudi.

3 Bukhari dhe Muslimi.

4 Shih leximin e tij në namazit e xhumasë dhe të bajramit.

5 Bukhari dhe Ebu Daudi.

6 Bukhari dhe Muslimi.

Shpërndaje: