Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Adxhibeh el-Mufideh en As’ilat-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 71-75
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetja 27: ”Si duhet të sillemi me një grup i të rinjve dhe studentëve që hyjnë në çështje të ciat i pengojnë nga studimet, fyejnë disa dijetarë dhe janë fanatik ndaj disa të tjerëve? Kjo çështje është e rëndësishme dhe është shpërndarë në mesin e studentëve. Çfarë na këshilloni në lidhje me këtë?”
Përgjigje: ”Në të kaluarën, kur të gjithë në këtë vend, të rinj dhe pleq, u përmbaheshin dijetarëve, ishin në gjendje të mirë dhe të saktë. Asnjë mendim nuk erdhi prej jashtë vendit. Kjo është ajo që sjell unitet dhe miqësi. Njerëzit i besonin dijetarëve të tyre, liderëve dhe intelektualëve. Ata ishin një grup i vetëm dhe gjendja e tyre ishte e mirë deri sa mendimet dhe njerëzit erdhën nga jashtë1 dhe ata filluan të lexojnë në disa libra dhe revista2. Të rinjtë i pranuan ato dhe kështu ndarja ishte një fakt. Këta të rinj të cilët kanë devijuar nga metodologjia Selefite në lidhje me thirrjen e kanë bërë këtë për shkak të mënyrës së të menduarit që erdhi nga jashtë.
Sa u përket të rinjve dhe thirrësave që mbajtën kontakt me dijetarët e tyre dhe nuk u ndikuan nga kjo mënyrë e të menduarit që vie nga jashtë, kështu që gjendja e tyre është e saktë, sikurse edhe e paraardhësve të devotshëm – elhmdulilah
Arsyeja e kësaj përçarjeje është për shkak të mënyrës së të menduarit dhe të propagandës së marrë nga të tjerë përveç dijetarëve të vendit4. Ajo mirrej nga njerëz të dyshimtë ose të devijuar5 që duan të likuidojë lumturinë e këtij vendi, sigurinë, stabilitetin, të gjykuarit sipas Sheriatit dhe shumë mirësi tjera që nuk ekzistojnë në vendet e tjera. Ata duan të na ndajnë dhe largojnë rininë tonë. Ata duan që dijetarët tanë të duken si të pabesueshëm. Pasi të ndodhë kjo, përfundimi nuk dotë jetë i mirë.
Ne – dijetarët, thirrësat, të rinjtë dhe njerëzit e rëndomtë – jemi të detyruar që t’i kushtojmë vëmendje kësaj dhe të mos e pranojnë këtë mënyrë të të menduarit që vie nga jashtë apo parime të paqarta edhe pse ata duken si të vërteta dhe diket se janë sipas Sunnetit. Ne nuk dyshojmë në gjendjen tonë6. Metodologjia jonë është e shëndoshë, besimi ynë është i shëndoshë. Ne kemi të gjitha të mirat – elhamdulilah. Pse ne duhet të pranojmë mendime nga jashtë dhe ti përhapim ato në mes nesh dhe rinisë sonë?
Kjo përçarje mund të shmanget vetëm nëse ndalojmë të të mënduarit që vie nga jashtë dhe të pranojmë mirësinë që ne kemi, të praktikojmë atë dhe të thërrasim në të.
Vërtetë, ne kemi lëshime, por ne nuk mund ti rregullojmë ato përmes të menduarit që vie nga jashtë dhe që kundërshtojnë Kuranin dhe Sunnetin dhe të kuptuarit e Selefëve. As nuk kemi nevojë për njerëz të dyshimtë ose të devijuar edhe pse ata janë nga vendi ynë.
Tani jemi në kohë sprovash. Aq më shumë që kalon koha, aq më të mëdha bëhen sprovat. Ju duhet ta kuptoni këtë dhe të mos dëgjoni mendimet e njerëzve të dyshimtë dhe atyre të devijuar. Ata duan të likuidojnë lumturitë në të cilën po jetojmë ne. Ata duan që ne të kemi gjendjen si në vendet e tjera të karakterizuara nga plaçkitjet, shkatërrimet, derdhja e gjakut, humbja e të drejtave, akidet e prishura, armiqësia dhe sektarizmi.
Së fundi, ka vetëm tre lloje të njerëzve që fyejn dijetarët e vërtetë:
1 – Një hipokrit, hipokrizia e të cilit është e qartë.
2 – Një mëkatar që urren dijetarët, sepse ata e ndalojnë atë të mëkatojë.
3 – Një hizbi që urren dijetarët për shkak se ata nuk pajtohen me të lidhur me hizbizmin e tij dhe ideologjit e tij të devijuara.
1 Shembuj të këtyre sekteve janë el-Ikhuan el-Muslimun, sprova e të cilëve është gjithëpërfshirëse. Ata e marri me lehtësi akiden dhe devijojnë nga metodologjia Selefite. Një shembull tjetër janë Xhemati-Tebligh dhe të tjerët.
2Shembuj të këtyre janë librat e el-Ikhuan el-Muslimunëve dhe revista “Ikhuanijjeh”dhe “Kutbijjeh” e quajtur ”es-Sunneh” që përzien helm në mjaltë.
3Ata janë Ehl-ul-Athar dhe Selefijjun që i përmbahen Sunnetit. Për shkak të injorancës së Sunnetit, antagonistët e tyre mund ti akuzojnë ata si shumë të ashpër, agjentë dhe servilë. Kjo vërtet nuk është e çuditshme. Selefët u akuzuan për gjëra më të këqija sikurse ”Hashuijjeh” dhe ”Muxhesimah”. Fyerja e Ehl-ul-Athar i përket cilësive të Pasuesve të Bidateve.
4Ne e theksojmë se dijetarët e këtij vendi janë të kapur për akiden dhe menhexhin e Selefëve. Po ashtu, ka dijetarë jashtë vendit që bëjnë të njëjtën gjë, por tema e bisedës ishte rreth krahasimit në mes të dijetarëve të këtij vendi në veçanti dhe dijetarëve të vendeve të tjerë në tërësi.
5 Një shembull i këtyre është Surur Muhamed bin Najif Zein-ul-Abidin, autor i librit ”Menhexh-ul-Enbija”. Unë do të citojë për ty disa prej ideologjive të tij të paqarta.
Një shembull tjetër është Muhamed el-Mas’ari dhe Sa’di al-Fakih që mbylli sytë e tij ndaj dhuratave të Allahut, braktisi xhematin e myslimanëve, iku në vendin e kufarëve dhe filloi të thërras në devijim. Më në fund ata filluan të mallkojnë dhe të zbulojnë njëri-tjetrin publikisht në gazeta.
Një shembull tjetër është Ibn Laden i cili gjithashtu ua ktheu shpinën dhuratave të Allahut, u largua nga rruga e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit, miratoi akiden e Hauarixhëve dhe filloi të përhap kaos, trazira dhe shkatërrime në botë. Zoti yt është, megjithatë, është i Vetëdijshëm për të dhe shokët e tij.
6 Një burrë erdhi tek el-Hasan el-Basri (rahimehullah) dhe tha:
”O Ebu Said! Unë dua të debatoj me ty.” Hasani tha: ”Qëndro larg nga unë. Unë e njohë fenë time. Vetëm një njeri që dyshon në fenë e tij debaton me ty.” (Sherh Usul I’tikad Ehl-Sunneh uel-Xhema´ah (1/128))
Ma´n bin Isa ka thënë:
”Një ditë, Malik bin Enes (rahimehullah) më kapi për dore dhe shkuam në xhami. Gjatë rrugës e zuri atë një njeri me emrin Ebu Haurijjeh. Njeriu ishte i dyshuar se kishte akiden e Murxhiave. Ai tha: ”O Ebu Abdil-lah! Dëgjoni atë që kam për ta thënë ty. Më lejo të argumentojë me ty dhe të informojë për mendimin tim.” Imam Malik tha: ”Çfarë ndodh në qoftë se ti më mposht mua?” Njeriu u përgjigj: ”Nëse unë të mundi ty, ti duhet të më pasosh mua.” Imam Maliku tha: ”Çfarë nëse një tjetër vjen dhe më mposht mua dhe ty?” Njeriu tha: ”Atëherë e pasojmë atë.” Atëherë Imam Maliku (rahimehullah) i tha: ”O rob i Allahut! Allahu Azze ue Xhel e dërgoi Muhamedin salAllahu alejhi ue selem me një fe të vetme dhe unë mendoj se ti shkon nga një fe në tjetrën.”(esh-Shariah (62) nga el-Axhuri)
7Akideja e vërtetë dhe metodologjia Selefite e drejtë që burojnë nga Kur’ani dhe Sunneti sipas të kuptuarit të Selefëve.