Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Gruaja e drejtë, e bekuar dhe e ditur lidhur me të drejtat e burrit të saj, e toleron burrin e saj kur ai është i pakujdesshëm, i mbyll sytë përballë lëshimeve të tij, e nderon familjen e tij, e pastron shtëpinë e tij, pastron rrobat e tij, gatuan ushqimin e tij. Kur ai i afrohet edhe ajo i afrohet, kujdeset për të nuhaturit dhe dëgjimin e tij; që ai të ndjej vetëm erë të këndshme, të dëgjoj vetëm atë që është e mirë, të shoh vetëm atë që është e bukur, është e përpiktë në kohën e ushqimit të tij, hesht kur ai bie në gjumë, kur e sheh se ai është zemëruar, nuk ia përsërit fjalët. Ajo vepron sipas fjalëve të poetit të urtë:
Ki durim me mua, do të kesh dashurinë time përgjithmonë
Mos flit kur zemërohem
Mos më çokit sikurse çoket defin
Sepse ti nuk e di se çfarë do të thotë vetmia
Mos i shto ankesat e më pas të shkosh me erën
Ruaje zemrën time sepse zemrat rrotullohen
Kam parë se dashuria është në zemër, po ashtu edhe lëndimi
Kur ato bashkohen dashuria ikën