Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

49.Leximi me zë dhe në heshtje gjatë namazit të natës

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 94-95

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Në lidhje me namazin e natës, profeti e kishte zakon që të lexonte në heshtje ndonjëherë dhe ndonjëherë me zë1. Nëse ai falej në shtëpi, ai lexonte në mënyrë që ata që ishin në dhomë mund ta dëgjonin atë.2

Mund të ndodhte që ai të lexonte me zë më të lartë sesa kaq kështu ai që ishte në truallin e tij mund ta dëgjonte atë3. Do të thotë jashtë dhomës. Kështu ai e urdhëroi Ebu Bekrin dhe Umerin -radijAllahu anhuma-. Kur ai doli një natë kaloi pranë Ebu Bekrit -radijAllahu anhu- që lexonte në heshtje dhe pastaj kaloi pranë Umer bin Khatabit -radijAllahu anh- që lexonte me zë. Kur ata pastaj u takuan tek profeti ai iu tha atyre:

”O Ebu Bekr! Unë kalova pranë teje dhe ti lexoje në heshtje.”

Ai tha: ”O i dërguari i Allahut! Unë dëgjohesha tek Ai me të Cilin bisedoja.”

Ai i tha Umerit: ”Unë kalova pranë teje dhe ti lexoje me zë.”

Ai tha: ”O i dërguari i Allahut! Kështu e largojë përgjumusinë dhe e zmbraps shejtanin.”

I dërguari i Allahut ﷺ i tha Ebu Bekri: ”O Ebu Bekr! Ngrite zërin pak”, dhe Umerit i tha: ”Ule zërin pak.”4

Ai ka thënë:

”Ai që e lexon Kuranin me zë është sikurse ai që jep lëmoshë hapur dhe ai që e lexon Kuranin i heshtur është sikurse ai që jep lëmoshë fshehurazi.”5


1 Bukhari në ”Khalk Af’al-il-Ibad” dhe Muslimi.

2 Ebu Daudi dhe Tirmidhi në ”Esh-Shama’il el-Muhamedijjeh” me një zinxhir të mirë transmetimi. Dhoma i referohet një dhomë tek dera. Hadithi dëshmon se ai lexonte duke qenë mesatarë në mes të leximit të lartë dhe leximit në heshtje.

3 Nesai, Tirmidhi në ”esh-Shama’il el-Muhamedijjeh” dhe Bejhaki në ”Dala’il-un-Nubuueh” me një zinxhir të mirë transmetimi.

4 Ebu Daudi dhe Hakimi i cili tha se hadihi është autentik dhe Dhehebi u pajtua me të.

5.Ebu Daudi dhe Hakimi i cili tha se hadihi është autentik dhe Dhehebi u pajtua me të.

Shpërndaje: