Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

28.Lloji i gjashtë dhe i shtatë i emrave të ndaluar

Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd

Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 25

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

6 – Emrat që kanë pretendime që nuk i posedon i emërtuari, siç mund të jetë vetë-lavdërim apo gënjeshtër që janë krejtësisht të papranueshme. Shembuj të tyre janë përmendur në hadithin saktësuar të profetit i cili ka thënë:

”Emri më i urryer tek Allahu është ai që quhet ”mbreti i mbretërve”.”

Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.

E njëjta gjë vlen për emrat e ngjashëm që janë ndaluar nga Allahu dhe i dërguari i Tij , si pushtetari i pushtetarëve, udhëheqës i udhëheqësve dhe gjykatësi i gjyqtarëve.

Në të njëjtën kategori hyjnë emrat si zotëriu i njerëzimit, zotëriu i të gjithëve, zotëriu i zotërinjve dhe zonja e grave. Është gjithashtu e paligjshme për këdo tjetër përveç të dërguarit të Allahut që të quhet ”zotëriu i njerëzimit.” Zejneb bint Ebu Selemeh (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti ka thënë:

”Mos e lavdëroni veten. Allahu është më i ditur rreth devotshmërisë tuaj.”

Transmetuar nga Muslimi.

7 – Ibn-ul-Kajimi ka thënë:

”Emra të shejtanëve si Khinzab, el-Ualhan, al-A’uar dhe el-Exhda.” 1

Ka argumente në Sunnet që emrat e tillë duhet të ndryshohen.


1 Tuhfat-ul-Maudud, fq. 117. Disa nga këta emra janë raportuar në hadithe të dobëta.

Shpërndaje: