Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Një xhematli i thjeshtë që e ka Teuhidin i mund njëmijë dijetarë politeist. Allahu (te ala) ka thënë:
”Dhe se ushtritë Tona, ato do të jenë fitimtare.” 37:173
Shpjegimi
Shejkhu (rahimehullah) ka thënë se një njeri i thjeshtë që ka Teuhidin i mund njëmijë dijetarë politeist. Si argument, ai përdori fjalët e Tij (Te ala):
”Dhe se ushtritë Tona, ato do të jenë fitimtare.” 37:173
Një njeri i thjeshtë që ka Teuhidin është një person i cili pranon dhe beson të gjitha llojet e Teuhidit; Teuhid-ul-Uluhijeh, Teuhid-ur-Rububijeh dhe Teuhid el-Esma ues-Sifat. Një person i tillë i mund njëmijë dijetarë politeist, sepse dijetarët e politeistëve posedojnë një Teuhid të mangët, pasi që ata besojnë vetëm në Teuhid-ur-Rububijeh. Ky Teuhid është i mangët dhe jo lloji i vërtetë i Teuhidit. Argument i kësaj është se profeti ﷺ luftoi kundër këtyre idhujtarëve të cilët pranuan vetëm këtë lloj të Teuhidit. Ata nuk kishin asnjë dobi nga ky Teuhid dhe as nuk ua mbrojti jetën dhe pasurinë. Nga ana tjetër, një njeri i thjeshtë me Teuhid pranon të tre llojet e Teuhidit, prandaj ai është më i mirë se këta njerëz.