Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Gruaja mund të përdorë substanca për të parandaluar ciklin e saj mujor, me kusht që dy kushte të jenë plotësuar:
1 – Ajo nuk duhet të vë veten në rrezik. Nuk është e lejuar nëse kjo është e rrezikshme për të. Allahu (te ala) ka thënë:
وَلاَ تُلْقُواْ بِأَيْدِيكُمْ إِلَى التَّهْلُكَةِ
”… e mos e hidhni veten në rrezik.”1
وَلاَ تَقْتُلُواْ أَنفُسَكُمْ إِنَّ اللّهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا
”Dhe mos vritni vetveten (dhe njëri-tjetrin)! Allahu, me të vërtetë, është mëshirues për ju!” 2
2 – Burri duhet ti japë lejen e tij nëse kjo ka të bëj me të. Shembull i kësaj është se ajo ka periudhën e saj të pritjes në të cilën ai është i obliguar ta furnizojë atë. Gruaja përdorë substanca për të zgjatur periudhën e pritjes për të marrë më shumë nga furnizimi. Në këtë rast, nuk i lejohet që ta bëj këtë pa lejen e tij. Një shembull tjetër është nëse substancat parandalojnë shtatzëninë. Edhe këtu, ajo duhet ti kërkojë burrit të saj leje.
Edhe pse është e lejueshme për të përdorur këto substanca është më mirë të mos përdoren në qoftë se nuk është e nevojshme. Është më e shëndetshme që të jesh e natyrshme.
1 2:195
2 4:29