Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

28.Fillon mes’hin si vendas dhe pastaj udhëton

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 28: Si duhet t’u jap mes’h personi i cili fillon mes’hin si vendas dhe pastaj udhëton?

Përgjigje: Sipas mendimit të saktë ai duhet t’u jap mes’h si udhëtar. Disa dijetarë thonë se ai i cili u jep mes’h si vendas dhe fillon udhëtimin ai duhet t’u jap mes’h si vendas. Megjithatë, mendimi i saktë është ai që e përmenda. Është kështu sepse afati kohorë i personit vlente para se ai të filloj udhëtimin e tij. Një person i tillë përfshihet nga gjykimet e udhëtarit të cilit i lejohet t’u jap mes’h tri ditë. Është përmendur se si imam Ahmedi -rahimehullah- zgjodhi këtë mendim pasi që kishte mendimin se ai duhet t’u jap mes’h si vendas.

Shpërndaje: