Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

28.Thirrja e profetit ﷺ që ua bëri mbretërve dhe perandorëve kufarë

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 65-66
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

2 – Profeti ﷺ i dërgonte thirrësit e tij, mësuesit, gjykatësit dhe udhëheqësit tek mbretër të ndryshëm dhe burra me pozita të larta për t’i thirrur në teuhid. Enesi (radijAllahu anhu) shërbëtori i të dërguarit të Allahut ﷺ, ka thënë:

“Profeti ﷺ i dërgoi letra perandorit Kisra, Nexhashiut dhe njerëzve të tjerë tiranë. Me ato letra ai i thirri në teuhid. Por nuk ishte ky Nexhashiu të cilit profeti ﷺ ia fali namazin e xhenazes.” 1

Kjo sqarohet më tej në letrën e profetit ﷺ drejtuar perandorit (Cezarit) në të cilën ai e thirri atë në teuhid:

بسم الله الرحمن الرحيم

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Nga robi dhe i dërguari i Allahut, Muhammedi, për Herakliun burrin e madh të Romës. Paqja do të jetë mbi atë që e pason udhëzimin! Unë të thërras me thirrjen e Islamit; konverto në Islam dhe do të shpëtosh. Dhe Allahu do t’ju shpërblejë dyfish. Por nëse e kthen shpinën do të merr mëkatet e fshatarëve bujq2.

قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ تَعَالَوْاْ إِلَى كَلَمَةٍ سَوَاء بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلاَّ نَعْبُدَ إِلاَّ اللّهَ وَلاَ نُشْرِكَ بِهِ شَيْئًا وَلاَ يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضاً أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللّهِ فَإِن تَوَلَّوْاْ فَقُولُواْ اشْهَدُواْ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ

“Thuaju (O Muhammed): “O ithtarë të librave të para! (jehudi e nasara): Ejani te një fjalë që është e drejtë dhe e përbashkët mes nesh dhe jush: që të mos adhurojmë askënd përveç Allahut, që të mos i vëmë shokë Atij në adhurim dhe që asnjë prej nesh të mos marrë të tjerë për zot përveç Allahut.” Pastaj në qoftë se ata largohen, thuaju: “Dëshmoni për ne se jemi muslimanë.” 3, 4

“Çfarë iu porosit ai?”

Ebu Sufjani u përgjigj: “Ai thotë që ne duhet ta adhurojmë vetëm Allahun dhe të mos adhurojmë askënd me Të, të braktisim atë që thonë etërit tanë, të falemi, të jemi të sinqertë dhe të dëlirë dhe të lidhim lidhjet farefisnore.” 5


1 Muslimi (1397), Tirmidhi (2716) dhe Ahmedi (3/336).
2 Do të thotë pasuesit e tij të dobët dhe të tjerët që janë të shtypur. Sepse ai do të bëhej shkaku i idhujtarisë së tyre të vazhdueshme. Është drejtësia e Allahut që ai i mban përgjegjës udhëheqësit për devijimin e bashkëqytetarëve të tyre dhe për luftimin e vërtetës.
Allahu (te ala) ka thënë:

لِيَحْمِلُواْ أَوْزَارَهُمْ كَامِلَةً يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَمِنْ أَوْزَارِ الَّذِينَ يُضِلُّونَهُم بِغَيْرِ عِلْمٍ أَلاَ سَاء مَا يَزِرُونَ

“Që ata ta mbajnë vetë plotësisht gjithë barrën e tyre në ditën e ringjalljes si edhe barrën e atyre të paditurve të cilët këta (të parët) i ngatërruan dhe u prinë në të gabuarën. E tmerrshme vërtet është ajo (barrë) që ata do të mbajnë!” (16:25)

I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Ai që thërret në udhëzim shpërblehet për të dhe për ata që veprojnë përgjatë tij pa iu pakësuar shpërblimi asnjërit prej tyre. Dhe ai që thërret në devijim ndëshkohet për të dhe për ata që veprojnë përgjatë tij pa iu pakësuar ndëshkimin asnjërit prej tyre.” (Muslimi (1017))
3 3:64.
4 Bukhari (7) dhe Ahmedi (1/262).
5 Bukhari (6).

Shpërndaje: