Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

27.I vdekuri ndëshkohet për shkak të vajtimit që bëhet për të

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Umer bin Khatabi -radijAllahu anhu- ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë: 

I vdekuri në varr ndëshkohet për shkak të vajtimit që bëhet për të.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

Në një tjetër formulim thuhet:

“I vdekuri ndëshkohet për shkak të vajtimit që bëhet për të.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

Transmeton Mugire bin Shu’be -radijAllahu anhu- se profeti ﷺ i dërgoi atij një lajmëtar me mesazhin:

“Ai për të cilin vajtohet, ndëshkohet për vajtimin që bëhet për të.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

Usejd bin Ebi Usejd ka transmetuar nga Musa bin Ebi Musa dhe ky nga babai i tij -radijAllahu anhu- se profeti ﷺ ka thënë:

“I vdekuri ndëshkohet për shkak të vajtimit që bëhet nga i gjalli.

Nëse i gjalli thotë: ”O ti që më forcove, ti që më furnizove!”

Kapet i vdekuri dhe i thuhet atij: “A me të vërtetë e forcove atë? A me të vërtetë i ndihmove atij? A me të vërtetë e furnizove atë?” 

Atëherë unë thashë: “I pa të meta është Allahu!”

Allahu -te ala- thotë:

“Asnjë shpirt i ngarkuar nuk do të mbartë barrën e tjetrit.” Fatir, 35:18

Usejdi tha: “Unë po të transmetoj nëpërmjet Ebu Musa (El-Esh’arij) dhe ai nga i dërguari i Allahut ﷺ e ti po thua këtë?! A po gënjejmë ne? Betohem në Allahun se nuk kam gënjyer për Ebu Musanë dhe as Ebu Musa nuk ka gënjyer për të dërguarin e Allahut ﷺ.” Transmeton Ahmedi.

Transmeton Mugire bin Shu’be -radijAllahu anhu- se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Me të vërtetë gënjeshtra ndaj meje nuk është sikurse gënjeshtra ndaj dikujt tjetër. Kush gënjen ndaj meje qëllimisht le ta përgatisë ulësen e tij prej zjarri!” 

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Ai për të cilin vajtohet, ndëshkohet për shkak të vajtimit që bëhet për të.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi, formulimi është i Bukharit.

Transmetohet nga Nu’man bin Beshir-radijAllahu anhu- i cili ka thënë:

“Një herë prej herësh, Abdullah bin Rauahas aksidentalisht i humbi vetëdija.

Motra e tij ‘Amra filloi të qaj dhe thoshte: “O Zotëria im,” dhe gjëra të tjera.

Pasi Abdullahu u kthjell, i tha motrës së tij: “Çdo gjë të cilën e the (kur isha pa vetëdije), veçse pyetesha: “Vërtetë është kështu siç po thuhet?!”

Kur ai vdiq, ‘Amra nuk qau më për të.” Transmeton Bukhari.

Transmeton Tirmidhiu në librin e tij “El-Xhami” nëpërmjet Ebu Musa -radijAllahu anhu- se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Nuk ka njeri që vdes dhe të cilit i qëndrojnë sipër tij duke qarë dhe duke thënë: “Sa njeri i madh ishte, o zotëria im, dhe fjalë tjera të mira për të, përveç se i caktohen dy engjëj që ta godasin (duke i thënë): ”Vërtet ishe kështu?”

Transmeton Tirmidhi (1003) i cili ka thënë se hadithi është i mirë dhe garib. Hadithi është i mirë sipas Albanit në Sahih Sunen Et-Tirmidhi (1003).

Shpërndaje: