Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd
Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 25-26
Përktheu: Valdet Gahsi
www.perlatmuslimane.com
Është e urryer të emëruarit me emrat në vijim:
1 – Emra që irritojnë zemrat, si për nga aspekti i kuptimit, shqiptimit, ose të dyja. Emra të tillë nxisin tallje, vështirësi dhe provokime, për të mos përmendur se ata kundërshtojnë udhëzimin e profetit ﷺ. Shembuj të këtyre emrave janë Harb (luftë), Murrah (i idhët), Khanxhar (hanxhar), Fadih (turpërues), Fahit, Hutejhit, Fadghush … Këta emra janë zakonisht në mesin e beduinëve. Ai që shikon në librin e telefonit do të sheh çudira në disa drejtime!
Emra të tjerë të urryer janë Hujam dhe Suham. Të dy janë sëmundje deve.
Është gjithashtu e urryer të emëruarit Ruhab dhe Aflak sepse që të dy kanë kuptime të shëmtuara.
E njëjta gjë vlen për emrat Nadijeh që do të thotë “larg nga uji.”
2 – Është e urryer të emëruarit me emra që kanë kuptime dhe epsharake. Shumë vajza quhen kështu. Disa nga këto emra janë:
1 – Ahlam (ëndrra)
2 – Arixh (aromë)
3 -Abir (aromë)
4 – Ghadah (grua e re e bukur në mënyrë banale)
5 – Fitneh – Fitnete (sprovë)
6 – Nihad (grua e re me sisa të rrumbullakëta)
7 – Uasal (marrëdhënie seksuale)
8 – Fatin (provokuese me bukurinë e saj)
9 dhe 10 – dhe Shadijeh dhe Shadi (këngëtare)1.
1 Shih “es-Silsileh es-Sahihah” (216).