Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

29.Tekfiri i Muhamed Sururit mbi pesonat homoseksual

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 82-85

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 29: Muhamed Surur Zejn-ul-Abidin thotë në librin e tij ”Menhexh-ul-Enbija fid-Dauah Ila Allah”:

”Populli i Lutit alejhi-selam nuk do të kishin përfituar nëse ata e kishin shqiptuar shahadetin dhe njëkohësisht kishin vazhduar në mëkatet e tyre.” 1

Çka thoni në lidhje me këtë deklaratë?

Përgjigje: Kjo thënie është e kotë2. Homoseksualiteti është padyshim një krim dhe një mëkat i rëndë por nuk është mosbesim. Ai që pendohet tek Allahu (azze ue xhel) për idhujtari dhe braktis idhujtarinë dhe njëkohësish ai bie në homoseksualitet, ai ka bërë një mëkat të rëndë por nuk ka dalë nga besimi. Nëse populli i Lutit (alejhi-selam) do ta kishin adhuruar vetëm Allahun (azze ue xhel) dhe nuk kishin adhuruar dikë karshi Tij dhe pos kësaj kishin vazhduar me homoseksualitetin, ata do të ishin mëkatar. Allahu ose i kishte ndëshkuar ata në këtë jetë apo në tjetrën, apo Ai i kishte falur ata. Megjithatë, ata nuk do të kishin qenë kufarë.

Allahu (te ala) ka thënë:

إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء وَمَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلاَلاً بَعِيدًا

”Padyshim që Allahu nuk e fal (gjynahun e) të vënit ortak Atij në adhurim, por Ai i falë kujtdo që Ai dëshiron gjynahe të tjera përveç këtij. Ai që i bën ortak (shirk) Allahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).” 3

Profeti ﷺ ka thënë në një hadith autentik:

”Në ditën e gjykimit, Allahu do të të urdhëroj atë që kishte iman në zemër sa fara e sinapit që të del nga zjarri.” 4

Kjo do të thotë se monoteistët mëkatare që hyjnë në xhehnem për shkak të mëkateve të tyre. Ata do të ndëshkohen dhe pastaj do të dalin prej tij fal monoteizmit dhe besimit të tyre. Një monoteist nuk mbetet në xhehnem. Është gjithashtu e mundur që Allahu ta fal atë, kështu që ai të mos hyjë në xhehnem fare. Ashtu shprehet vetëm një injorant. Kjo është më e mira që ne mund ta konsiderojmë atë.

Injoranca është një sëmundje serioze. Shumë thirrësa vuajnë prej saj sot. Ata thërrasin në fenë e Allahut me injorancë. Prandaj ata bëjnë tekfir mbi njerëzit pa të drejtë duke injoruar teuhidin5. Vetëm shikoni këtë injorant! Ai injoron besimin dhe e rritë çështjen e homoseksualitetin. Cila është më e keqe? A është idhujtaria më keqe sesa homoseksualiteti?


1 Fq. 170

2 Shejkh Muhammed Aman el-Xhami ka thënë:

”Ndoshta shumë të rinj nuk e kuptojnë çfarë do të thotë kjo. Kjo do të thotë se personi i cili vazhdimisht mëkaton pa u penduar nuk i bën dobi besimit të tij eventual. Pra nëse një pagan i cili bën mëkate të rënda, të tilla si kurvëria dhe homoseksualiteti, i përgjigjet thirrësit dhe të fillon të besojë, kështu që ai nuk përfiton nga besimi përderisa e bën atë mëkat. Me fjalë të tjera mëkatet e anulojnë besimin. Me fjalë të tjera mëkatari nuk është besimtarë.

Besimi i kujt është ky? Është besimi i Khauarixhëve. Në çfarë thërret ky thirrës në Londër dhe bashkëfetarëve e tij? Ata thërrasin në besimin e Khauarixhëve. Ata duan të krijojnë një vend përgjatë besimit së Khauarixhëve. Khauarixhët janë ata që thonë se mëkatari i madh i cili vdes para se të pendohet vdes si pagan dhe besimi i tij nuk i bën dobi. Khauarixhët janë ata të cilët u rebeluan kundër Ali ibn Ebi Talibit (radijAllahu anhu) dhe bënë tekfir mbi të.” (Kaseta ku Muhammed Surur Zejn-ul-Abidin refuzohet).

3 4: 116.

4 Bukhari nr 22.

5 Një prej tyre tha kur ai injoroi studimet e teuhidit në të cilën profetët dhe të dërguarit i thirrën popujt e tyre për vite të gjata:

”Teuhidi dhe e drejta sovrane për ta adhuruar Allahun (te ala) është çështja më e rëndësishme dhe themelore që ekziston. Të gjithë profetët thirrën në të. Ai është i thjeshtë dhe i qartë dhe i pa komplikuar. Të gjithë e kuptojnë atë. Një pjesë e lehtësimit është besimi i lehtë. Kjo do të thotë që ti mund t’ia shpjegosh fenë çdo personi vetëm për dhjetë minuta në mënyrë që ai e kupton atë në mënyrë të lehtë.” (Hakadha al-lam-El-Enbija, fq. 43-44).

Nëse është me të vërtetë kështu, mund të pyesim veten pse Sejid Kutubi, Hasan el-Benna dhe përkrahësit e tyre gabuan në besim dhe e keqkuptuan teuhidin pas dhjetë vitesh, jo vetëm për dhjetë minuta. Pse disa prej jush fillojnë leksionet e tyre duke iu lutur për ndihmë gjakut dhe zemrës së tij?

Nëse është me të vërtetë kështu mund të pyesim veten pse Allahu dërgoi të dërguarit një pas tjetrit dhe lejoi Nuhun (alejhis-selam) ta thërret popullin e tij për në teuhid për 950 vite:

وَمَا آمَنَ مَعَهُ إِلاَّ قَلِيلٌ

”Edhe kush ka besuar, po përveç një pakice nuk i kishin besuar atij.” (11:40)

Nëse është me të vërtetë kështu mund të pyesim veten pse Muhamedi ﷺ thirri në teuhid për trembëdhjetë vite në Mekke. Pse ai përsëriste në çdo predikim të xhumasë:

”Unë iu paralajmërojë ndaj risivie sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim dhe çdo devijim është në zjarr.”? (Muslimi nr 867).

Pse tha ai ﷺ në shtratin e vdekjes:

”Allahu i mallkoftë jehudët dhe të nasarat. Ata i bënë varret e profetëve të tyre si vendfalje.”? (Bukhari nr 1265).

Rrugës për në Hunejn disa sahabë i thanë profetit ﷺ:

”O i dërguar i Allahut! Le të varim armët në pemë sikurse ata i varin armët në pemë.” (Ibn Hiban nr 6702).

Pse këta arabë (të cilët e kuptuan dhe e zotëruan gjuhën arabe më mirë se të tjerët) nuk u mjaftuan me dhjetë minuta ose dhjetë apo njëzet ditë që profeti ﷺ  i shpenzoi me ta pas pushtimit dhe para Hunejnit?

Prandaj thirrësat dhe të tjerët duhet të jenë të vetëdijshëm se studimet e teuhidit janë shumë të rëndësishme dhe edhe më e rëndësishme për t’i përsëritur ato. Këtë e dëshmon jeta e përditshme dhe historia. Profeti ﷺ dëshmoi gjithashtu kur ai tha:

”Çdo njëqind vjet Allahu dërgon dikë për të reformuar fenë e këtij umeti.” (Ebu Daudi nr 4291). Shih ”Fet’h-ul-Bari (13/295)).

Sikur të ishte aq e lehtë për të mësuar teuhidin, Allahut nuk do të kishte dërguar dikë që e reformon atë që ka humbur nga feja – dhe ajo shumica e njerëzve kanë humbur është teuhidi.”

 

Shpërndaje: