Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Dispozitat e qefinosjes

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
El-Mulakhas el-Fikhi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pasi të ketë mbaruar pastrimin dhe të ketë tha trupin e të vdekurit është ligjësuar qefinosja e tij.

Është kusht që qefinosja të mbuloj tërë trupin dhe është ligjësuar që ajo të jetë e bardhë dhe e pastër pavarësish nëse ajo është e re e cila është më mirë ose të jetë e pastër.

Madhësia e detyrueshme e qefinit është që ai të jetë një copë pëlhurë që mbulon të vdekurin tërësisht, dhe është e ligjësuar që burri të qefinoset me tre qefina dhe gruaja me pesë, një copë të poshtme, një copë mbi kokë dhe dy mbështjellje. Djaloshi i vogël mbështjellët me një qefin dhe është e lejuar që të përdoren tre qefine. Vajza e vogël mbështjellët me një qefin dhe dy mbështjellje. Është ligjësuar përdorimi i temjanit mbi qefina pasi të kemi spërkatur ujë lulesh apo të ngjashme mbi to. Kjo në mënyrë që aroma e temjanit të ngjitet me to.

Qefinosja e burrit bëhet në mënyrë që të shtrohen tre qefinat mbi njëri-tjetrin. I vdekuri sjellët dhe ai i ka të mbuluara pjesët që nuk lejohet të shfaqen. Ai vendoset mbi qefinat dhe pastaj merret hunut (një lloj parfumi) i cili vendoset në një top pambuku e pastaj futet në pjesën e prapme e të të vdekurit. Kjo forcohet me një copë leckë. Pastaj merret pjesa tjetër e pambukut të parfumuar dhe i fshihen sytë, hunda, goja, veshët e tij dhe pjesët me të cilat bëhet sexhde sikurse është balli, hunda, duart, gjunjët, majat e gishtave të këmbëve. Gjithashtu i vendoset aromë nën sqetulla, gjunjë, kërthizë dhe i vendoset parfum në qefin dhe mbi kokën e të vdekurit. Pastaj merret pjesa e sipërme e majtë e qefinit dhe e çon në anën e poshtme të djathtë dhe pastaj pjesën e poshtme të djathtë e çon në anën e majtë. Pastaj veprohet e njëjta gjë me qefinin e dytë dhe të tretë. Fundi i qefinit që është tek koka duhet të jetë më i gjatë se ai tek këmbët. Pastaj merret fundi i qefinit tek koka dhe i mbulohet fytyra e tij me të dhe me fundin e qefinit tek këmbët me të i mbulohen këmbët e tij. Pastaj lidhet qefini me shirita në mënyrë që qefini të mos hapet në varr.

Gruaja mbështjellët me pesë qefina. Një pjesë e poshtme, pastaj lart me këmishë të prerë dhe pastaj i vendoset një mbulesë mbi kokën e saj. Pastaj mbështillet me dy qefina.

Shpërndaje: