Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdil-Muhsin el-Abbad
Burimi: Ashru Uasaja lil-Uikajah min-el-Uaba, fq. 7-8
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
3 – Lutja për shpëtim nga mundimet e sprovave
Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka thënë:
“I dërguari i Allahut ﷺ kërkonte mbrojtje nga Allahu që ta ruaj nga vështirësitë e sprovave, nga zënia e fatkeqësisë, nga e keqja e asaj që është caktuar, nga gëzimi i armikut me sprovën e tij.”
Dhe thotë:
“Profeti ﷺ tha kërkoni mbrojtjen e Allahut nga vështirësitë e sprovave, nga zënia e fatkeqësisë, nga e keqja e asaj që është caktuar, nga gëzimi i armikut me sprovën tuaj.” 1
1 Bukhari.