Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Mëkatet shpien në vetmi nga njerëzit

Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Mëkatet shpien në një vetmi që krijohet midis mëkatarit dhe njerëzve, veçanërisht të devotshmëve. Ai ndjen një largësi ndaj tyre. Sa më e fortë të bëhet kjo vetmi, aq më larg qëndron nga tubimet e tyre, privohen nga dobitë e tyre dhe i afrohet grupit të shejtanit aq sa largohet nga grupi i Allahut. Kjo vetmi mund të bëhet aq e madhe sa të vendoset edhe midis tij dhe gruas së tij, fëmijëve, të afërmve dhe vetë vetes. Prandaj, e sheh sesi ndihet i huaj me vetveten.

Disa nga selefët kanë thënë: ”Kur i bëj mëkat Allahut, i shoh pasojat në sjelljet e shtazës dhe gruas time.”

Shpërndaje: