Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 26-27
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Një prej këtyre imamëve që ka shkruar në lidhje me besimin e Selefëve ishte imam Ebu Xha’fer Ahmed bin Muhammed bin Selmeh el-Azdi et-Tahaui. Ai i përkiste dijetarëve të shekullit të tretë në Egjipt. Ai u quajt Et-Tahaui për shkak se ishte nga qyteti Taha në Egjipt. Ai ka shkruar këtë libër të shkurtër dhe të dobishëm në lidhje me besimin.
Janë shkruar disa shpjegime rreth këtij libri, afërsisht shtatë. Megjithatë, ka gabime në të gjitha shpjegimet. Sepse autorët e tyre kishin metodologjinë e gjeneratave të fundit. Kështu, shpjegimet e tyre nuk i shpëtojnë vërejtjeve dhe devijimeve nga besimi i Tahauiut. Aq sa dimë ka vetëm një shpjegim të shëndoshë; Shpjegimi i Ibn Abil-Izz, i njohur edhe si “Sherh et-Tahauijjeh”. Duket se ai ishte nxënës i Ibn Kethirit. Shpjegimi i tij përbëhet nga citate nga librat e Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijes, Ibn-ul-Kajimit dhe imamëve të tjerë. Pra libri është një shpjegim i madh. Pas tij, dijetarët i janë referuar këtij libri dhe janë kujdesur për të pasi që ai është i pastër dhe dituritë në të janë autentike. Libri është një referencë madhështor në aspektin e besimit.