Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Shembuj se si nasarat shtrembërojnë librin e tyre

Alameh Muhammed Takijj-ud-Din el-Hilali el-Maghribi
Burimi: El-Barahin el-Inxhilijeh ala enne Isa dakhil fil-Ubudijeh ue la hadha lehu fil-Uluhijeh, fq. 13
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Tek Mateu 7:21, fjala “zotëri” është përkthyer “Zot” për t’i bërë njerëzit të besojnë se Mesiu është Allahu:

”Jo çdo njeri që më thotë: “Zot, Zot” do të hyjë në mbretërinë e qieve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej.” 1

Por ata që i kushtojnë rëndësi pjesës tjetër të vargut, e kuptojnë se kjo vërteton se Mesiu është një njeri adhurues. Përkthimi i saktë është:

“Jo çdo njeri që më thotë: “Zotëri, zotëri” do të hyjë në mbretërinë e qieve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej.”

Tashmë është deklaruar se sa herë të panumërta Allahu është quajtur “babai” në Ungjill dhe që kjo nuk është specifike për Mesihun.


1 Mateu: 7:21

Shpërndaje: