Sa i përket medhhebeve, ato nuk janë asgjë më shumë se mendimet dhe perceptimet e dijetarëve mbi disa çështje ixhtihadike. Këto mendime, ixhtihade dhe perceptime nuk janë obliguar nga Allahu (Te ala) dhe as nga i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) që të pasohen. Në to ka mendime të sakta dhe të gabuara, dhe vetëm ajo që është konfirmuar nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) është e saktë dhe e panjollë. Pos kësaj, shumë nga imamët tërhiqeshin nga mendimet e veta nëse u bëhej e qartë se e kundërta është e saktë.
Bazuar në këtë, kushdo që dëshiron të hyjë në islam dhe të nderojë veten me nderin e besimit, duhet vetëm të dëshmojë se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, të falë pesë namazet ditore dhe të jep zekatin, të agjërojë Ramazanin dhe të bëjë pelegrinazh në shtëpin e shenjtë nëse mundet.
Në lidhje me pasimin e një medhhebi, kjo as nuk konsiderohet të jetë e detyrueshme as e rekomanduar. Muslimani nuk duhet të pasojë ndonjë medhheb të veçantë. Megjithatë, personi i cili e pason një medhheb të vetëm në të gjitha çështjet nuk është asgjë tjetër pos një që gabon dhe pasues i verbër fanatik. Ai u përket atyre që e përçanë fenë e tyre dhe u bënë sekte. Allahu (Te ala) ka ndaluar përçarjen brenda fesë.
Ai (Te ala) ka thënë:
”Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie. Çështja e tyre është vetëm te Allahu, Ai do t’i njohë me atë që punuan.” 6:159
Gjithashtu Ai (Te ala) ka thënë:
”E mos u bëni nga idhujtarët. Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.” 30:31-32
Islami është një fe e vetme. Në të nuk ka medhhebe e as rrugë tjetër pos asaj në të cilën eci i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) që është e detyrueshme për t’u pasuar.
Allahu (Te ala) ka thënë:
Thuaj: “Kjo është rruga ime: ju ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua.“ 12:108
Mbrenda këtyre medhhebeve konfliktet ndërmjet pasuesve të tyre injorantë janë shtuar.
Allahu (Te ala) ka thënë:
”Bindjuni Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush.” 8:46.
Po ashtu, Ai (Xhela Xhelaluh) kur Ai urdhëroi unitetin dhe përqendrimin në Librin e Tij:
”Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin e Allahut, e mos u përçani!” 3:103
Parimet e islamit janë veprimet sipas Librit të Allahut dhe Sunnetit të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem).
Ky është islami, feja e së vërtetës, dhe parimet e tij themelore janë Kurani dhe Sunneti. Ato janë referencë për të gjithë muslimanët që kanë mospajtime. Ai që nuk i referohen atyre në rast të mosmarrëveshjeve nuk është besimtarë.
Allahu (Te ala) ka thënë:
”Jo, për Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë të vërtetë derisa të zgjedhin ty për të gjykuar në të gjitha kundërshtitë mes tyre; e pastaj të mos ndiejnë pakënaqësi ndaj gjykimit tënd dhe derisa t’i pranojnë vendimet e tua plotësisht të nënshtruar.” 4:65
Asnjë nga imamët nuk ka thënë se duhet pasuar mendimin e tyre, por ata thanë se duhet të marrim prej aty ku ata morën. Në brezat e mëvonshme i janë referuar shumë këtyre medhhebeve. Në to ka shumë gabime dhe çështjet joreale. Sikurse të shihte imami të cilit i atribuohen këto gabime atë që i atribuohet atij, ai do të kishte hequr dorë prej saj dhe prej atyre që e kanë thënë atë. Secili që memorizoi dijen dhe fenë në mesin e imamëve të Selefit, iu përmbajt teksteve të qarta të Kuranit dhe Sunnetit.
Ata u bënë thirrje njerëzve që ti përmbahen atyre dhe të veprojnë sipas tyre. Kjo është konfirmuar nga Imam Ebu Hanife, Maliku, Shafiu, Ahmedi, Sufjan eth-Theuri, Sufjani bin Ujejneh, Hasan el-Basri, Ebu Jusuf Jakub el-Kadhi, Muhammed bin el-Hasan esh-Shejbani, Abdurr-Rrahman el-Euzai, Abdullah bin el-Mubarak, Bukhari, Muslimi dhe të tjerët. Secili prej tyre paralajmëroi ndaj bidateve dhe që verbërisht të pasohen ata që nuk janë të pagabueshëm. I vetmi që është i pagabueshëm (në fe) është i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Thëniet e tyre pranohen në qoftë se ato janë në përputhje me Kuranin dhe Sunnetin dhe refuzohen në qoftë se ato kundërshtojnë ndonjë prej tyre.
Imam Maliku (rahimehullah) ka thënë:
”Çdo njërit i mirret dhe i refuzohet fjala, përveç atij i cili qëndron në këtë varr”, dhe bëri me gisht kah varri i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).” Shih: ”el-Fataua” (1/148) nga es-Subki.
Kjo ishte rruga në të cilën ecën katër imamët studiues, dhe gjithashtu tërë të tjerët. Të gjithë ndaluan që të pasohen verbërisht, sepse Allahu ka qortuar disa herë ata që e bëjnë këtë. Po kështu blasfemuan pjesa më e madhe e njerëzve, në kohën e lashtë sikurse edhe sot, kur ata filluan të pasojnë verbërisht rabinët, murgjit, dijetarët dhe pasuesit. Është konfirmuar nga Ebu Hanife, Maliku, Shafi´i, Ahmedi dhe të tjerët se kanë thënë:
”Nuk është e lejuar për askënd që të gjykojë në bazë të mendimeve tona ose që të pasojë fjalët tona përderisa ai nuk e di ku i kemi marrë ato.” Shih: ”el-Intika”, fq. 145, nga Ibn Abdil-Berr.
Të gjithë ata shpjeguan se:
”Nëse një hadith është autentik, ai është medhhebi im.”
Shih: ”Rasm-ul-Mufti” (1/4) av Ibn Abidin.
Pos kësaj, ata thanë:
”Nëse unë them diçka, ju duhet ta referoni atë tek Libri i Allahut dhe tek Sunneti i të dërguarit të Tij; merre atë në qoftë se ajo është në përputhje me to dhe braktise atë dhe hedhe mendimin tim anash nëse është në kundërshtim me to.” Shih ”el-Mexhmu” (1/63) nga Imam Nevevi.
Kjo është ajo që thonë imamët e shquar – Allahu i fustë ata në xhenet.
Por për fat të keq, ka individë në mesin e pasuesve të verbër dhe shkrimtarëve të më vonshëm që njollosën librat, ndërsa njerëzit mendojnë se ata janë dijetarë të pagabueshëm. Këta i kanë detyruar njerëzit që të pasojnë verbërisht një nga katër imamët dhe medhhebin e tyre. Pasi që ata kishin zgjedhur anë, ata e ndaluan atë që të veprojnë sipas mendimit të dikujt tjetër sikurse ata e kishin bërë imamin si një profet të cilit i binden. Sikurse ata vetë të kishin vepruar sipas mendimit të imamëve, por fakti është se shumica e tyre vetëm e din emrin e imamit që pasohet dhe asgjë tjetër. Disa pasardhës shpikën çështje të ndryshme dhe shpikën medhhebe të cilat ia atribuan imamit. Prandaj ai që vjen pas tij beson që me të vërtetë është mendimi i imamit apo i medhhebit të tij, kur ajo në fakt e kundërshton atë që imami në fakt ka thënë dhe përcaktuar. Ndërsa ai është i pastër nga kjo prej saj. Shumë pasues Hanefi të më vonshëm e shpjegojnë të jetë e ndaluar lëvizja e gishtin në teshehud, ata besojnë se dora e Allahut do të thotë fuqi, se Ai është i pranishëm kudo dhe se Ai nuk është ngritur mbi fron.
Këto dhe faktorë të ngjashëm kanë ndarë muslimanët mes veti dhe kanë përçarë xhematin dhe bashkësinë e tyre. Hendeku i qarë u bë më i madh dhe vendet u mbushën me hipokrizi dhe përçarje. Ata filluan të akuzojnë njëri-tjetrin me bidat dhe të gjitha grupet i konsideruan të gjithë të tjerët të jenë të devijuar. Ata deklaruan njëri-tjetrin si kufarë dhe ata filluan të luftojnë njëri-tjetrin dhe si pasojë u bënë një shembull i asaj për të cilën informoi i dërguari i sinqertë dhe i besueshëm Muhamedi (salAllahu Alejhi ue selem):
“Jehudët u ndanë në shtatëdhjetë e një grupe. Nasarat u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe. Dhe umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë do të hyjnë në zjarr përveç njërit.”
Ata thanë: ”Cili është ai grup, o i dërguari i Allahut?”
Ai tha: ”Ata që pasojnë atë që unë dhe shokët e mi pasojmë sot.”
Transmeton Ibn Maxheh (3992), Tirmidhi (2641) dhe Ebu Daudi (4596). I mirë sipas Albanit në ”Mishkat-ul-Mesebih (171)”.