Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Burri është kapiteni i anijes, mbikëqyrës i shtëpisë. Ashtu sikurse burri ka të drejta, gjithashtu ka edhe detyrime. Burri musliman i afrohet Allahut duke përmbushur të drejtat e gruas së tij. Ai ia jep të drejtat e saj për shkak se ai përkujdeset për të.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Secili prej jush është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij. Prijësi i popullit është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari dhe përgjegjës për familjen e tij. Gruaja është bareshë dhe përgjegjëse për shtëpinë e burrit të saj dhe për fëmijët e tyre.”
Transmeton Bukhari (7138) dhe Muslimi (1829).
Burri i drejt e di se ai ka për detyrë që të kujdeset për gruan e tij dhe se është përgjegjës për të. Prandaj bënë përpjekje që të jetë i sinqertë ndaj asaj dhe t’ia përmbushë të drejtat e saj sepse e di se kjo është prej devotshmërisë.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Kini frikë Allahun në lidhje me gratë.”
Transmeton Muslimi (1218).
Burri i drejtë përmbushë të drejtat ndaj gruas sepse e di se i dërguari i Allahut ﷺ ka urdhëruar këtë dhe prandaj ka frikë që ta neglizhojë urdhrin me të cilin i dërguari i tij i dashur dhe modeli i tij ﷺ e ka urdhëruar.
Profeti ynë i dashur ﷺ ka thënë:
”Silluni mirë me gratë.”
Transmeton Bukhari (5186) dhe Muslimi (1468).
Burri i drejtë i përmbushë të drejtat që ka ndaj gruas sepse e di se kjo është përgjegjësi. Përpara kujt? Përpara Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Kini frikë Allahun në lidhje me gratë ngase i keni marrë ato amanet prej Allahut…”
Transmeton Ebu Daudi (1905) dhe Ibn Maxheh (3074).
Burri i bekuar musliman nuk i përmbushë të drejtat e gruas në formën si kompensim ndaj të mirave të saj, por i kryen si detyrë ndaj saj sepse është përgjegjës për këtë përpara Zotit të tij -të Lartësuar-. Prandaj ne burrat duhet t’i mësojnë të drejtat e grave tona, dhe t’ua mësojmë ato fëmijëve tanë në mënyrë që të përmbushim përgjegjësinë që bartim mbi supet tona.