Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

28.Të qarët nuk i sjell dobi të vdekurit

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Duhet ditur se të qarët nuk i sjell dobi të vdekurit në asnjë mënyrë. E vetmja gjë që i sjell dobi atij janë veprat e tij. 

Enes bin Malik -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Të vdekurin e përcjellin tre gjëra: familja, pasuria dhe veprat e tij. Dy prej tyre kthehen dhe mbetet një, kthehet familja dhe pasuria e tij, ndërsa mbesin me të veprat e tij.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi

“Kur njeriu vdes i ndërpriten veprat e tij, përveç tre gjërave: sadakaja e rrjedhshme, dija e dobishme (nga e cila përfitojnë njerëzit), ose një fëmijë i devotshëm që lutet për të.”

Transmeton Muslimi (1631).

Prandaj i vdekuri nuk përfiton nga të qarët dhe nga mërzitja e njerëzve për të.

Ibnul-Xheuzi ka thënë: “Kam parë se shumica e njerëzve mërziten shumë kur ndonjërit prej tyre u ndodh ndonjë fatkeqësi. Disa prej tyre e teprojnë aq shumë saqë të bën të mendosh se ata nuk e dinë arsyen e ekzistimit të kësaj bote! Njeriu me shëndet të mirë, çfarë pret tjetër veçse sëmundjes?! I rrituri i moshës mesatare, çfarë pret tjetër veçse pleqërisë?! Dhe ajo që ekziston, çfarë pret tjetër veçse mos-ekzistencës?!

Siç thotë një fjalë e urtë: “Në këtë mënyrë njerëzit kanë jetuar: bashkim dhe ndarje, vdekje dhe lindje, gëzime dhe pikëllime.”

Transmetohet diku në kohën e të parëve tanë të mirë se një njeri shkoi tek njëri prej selefëve të cilin e gjeti duke ngrënë. Posa arriti i tregoi se vëllai i tij (këtij nikoqirit) kishte vdekur.

Ai ia ktheu: “Ulu dhe ha, këtë që thua e kam dëgjuar më parë.”

Njeriu i tha: “Si e ke dëgjuar kur askush para meje nuk të ka treguar?”

Ai u përgjigj: “Allahu -te ala- ka thënë:

“Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen.” Ali Imran, 3:185

Shpërndaje: