Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd
Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 26-27
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
3 – Është e urryer që qëllimisht të bëhen emërtime të mëkatarëve të turpshëm në mesin e aktorëve, këngëtarëve të dëfrimit.
Një dukuri që tregon zbrazësinë e disa njerëzve nga krenaria fetare, se sa më shpejt që shohin një shfaqje me një grua të zhveshur, nguten me emërtimin e të sapolindurit të tyre me emrin e saj. Ai që lexon listën e sapolindurve do të sheh se sa e vërtetë kjo është.
4 – Është e urryer emërtimi me emrat që bartin kuptime mëkatesh. Shembujt të këtyre emrave është emri Dhalim bin Surrak (i padrejti i biri i hajdutit). Është transmetuar se si Uthman bin Ebil-As refuzoi të punësojë një person me këtë emër, raporton El-Fasaui në “el-Ma’rifah uet-Tarikh” (3/102).
5 – Është i urryer emërtimi me emrat e Faraonëve dhe tiranëve tjerë, si Firaun, Karun, Haman …
6 – Është i urryer emërtimi me emra që kanë kuptime të padëshiruara, si Khabijah bin Kennaz. Është transmetuar se Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë për të:
“Ne nuk kemi nevojë për të. Ai fsheh ndërsa babai i tij mbledh thesare. “1
7 – Është i urryer emërtimi me emra të kafshëve të njohura për tipare të poshtra. Shembuj të këtyre emrave janë Hanash (gjarpër), Himar (gomar), Kunfudh (iriq), Kunejfidh (iriq i vogël), Kirdan (dy majmuna), Kelb (qen) dhe Kulejb (qen i vogël). Kur arabët e lashtë emërtonin fëmijët e tyre me emra të tillë, kjo bëhej për shkak të karakteristikave të bukura që kanë këto shtazë. Për shembull, qeni është i vëmendshëm dhe i kujdesshëm, gomari është i durueshëm dhe këmbëngulës. Kështu u zhdukën fyerjet e popujve të tjerë ndaj arabëve, siç thanë Ibn Durejd, Ibn Faris dhe të tjerët.
1 El-Mu’talif uel-Mukhtalif (4/1965) nga Darakutni.