Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 31: A është e saktë që t’u jepet mes’h këpucëve, pastaj të zbathen ato dhe pastaj t’u jepet mes’h çorapeve?
Përgjigje: Mendimi i njohur në mesin e dijetarëve është se nëse u jepet mes’h mesteve të sipërme ose të poshtme, dhënia mes’h lidhet me mestet të cilave u është dhënë mes’h. Mes’hi nuk mund të zhvendoset në një veshje tjetër.
Ka edhe dijetarë që thonë se sigurisht që mes’hi mund të zhvendoset në një veshje tjetër për deri sa i është dhënë mes’h veshjes të poshtme. Megjithatë, kushti është që afati ende të mos ketë skaduar. Ky është mendimi i saktë. Kjo do të thotë se nëse një person merr abdes, u jep mes’h çorapeve, i mbathë një palë çorape tjera, apo një palë këpucë mbi çorapet e para dhe pastaj i jep mes’h veshjes së sipërme, kështu që është në rregull sipas mendimit të saktë për deri sa koha nuk ka skaduar. Afati kohorë fillon me dhënien mes’h veshjes së parë dhe jo të dytës.