Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ka dy lloje të aborteve:
1 – Qëllimi i abortit është likuidimi i fetusit. Nëse aborti bëhet pasi fetusi ka marrë shpirt, atëherë padyshim është i ndaluar, sepse kjo është një vrasje e padrejtë. Të vrasësh një njeri jeta e të cilit ndalohet të shuhet është e ndaluar me Kuran, Sunnet dhe konsensusin e myslimanëve.
Nëse aborti ndodh para se fetusi ka marrë shpirt, atëherë dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë. Disa dijetarë e lejojnë këtë, të tjerët e ndalojnë këtë, disa e lejojnë këtë nëse pika e spermës nuk është bërë një embrion, do të thotë para se të ketë mbushur dyzet ditë dhe disa thonë se është e lejuar përderisa fetusi nuk ka marrë formë njeriu.
Mendimi më i sigurt është që të ndalohet aborti në qoftë se nuk ka ndonjë nevojë për të, sikurse nëna të jetë e sëmurë dhe nuk mund ti përballojë shtatzënisë dhe të ngjashme. Në këtë rast, aborti është i lejuar nëse fetusit nuk i është dhënë akoma formë njeriu, dhe Allahu e di më së miri.
2 – Qëllimi i abortit nuk është likuidimi i fetusit. Nëse gruaja përpiqet të ndërpresë shtatzëninë pak para lindjes, ajo është e lejuar për aq kohë sa ajo nuk do të dëmtojë nënën ose fëmijën dhe nuk ka nevojë për kirurgji.