Alamemeh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd
Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 27-28
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
8 – Lloj i tetë i emrave të urryer janë të gjitha fjalët që i bashkangjiten fjalës “ed-Din” (fe) ose “el-Islam” (Islam), si Nur-ud-Din (drita e fesë), Dija-ud-Din (ndriçimimi i fesë), Sejf-ul-Islam (shpata e Islamit), Nur-ul-Islam (drita e Islamit) dhe kështu me radhë. Sepse fjalët “ed-Din” dhe “el-Islam” janë madhështore dhe emrat e bashkangjitur me to janë fjalë të mëdha që iu vie era gënjeshtër. Prandaj disa dijetarë i ndaluan emrat e tillë, ndërsa shumica i konsiderojnë ata të jenë të urryer. Emra të tillë nënkuptojnë kuptime të rreme që nuk lejohet të shqiptohen. Në fillim, ata u përdorën si pseudonim, pastaj ata u bën emra.
Përveç kësaj, emrat e tillë mund të jenë të ndaluar nga dy aspekte. Shembuj të emrave të tillë janë Shihab-ud-Din (flaka e fesë). Në Indonezi, ai ka shkuar aq larg sa që njerëzit quhen Dheheb-ud-Din (ari i fesë) dhe Mas-ud-Din (diamanti i fesë).
Neveviu urrente nofkën e tij Muhji-ud-Din (ringjallës i fesë) dhe Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehuma Allah) e urrente nofkën e tij Takijj-ud-Din (i devotshmi i fesë) dhe tha:
“Por, familja ime më dha pseudonimin dhe u bë e njohur.”
Personi i parë të cili iu dha ky pseudonim në Islam ishte Ibn Bujeh që quhej “Rukn-ud-Din” (shtylla e fesë). Kjo ishte në shekullin 300.
Shembuj të tjerë të pseudonimeve të ekzagjeruar janë “Zejn-ul-Abidin” (bukuria e adhuruesve), të cilin e shkurtojnë në “Zejnel” dhe “Kasam Ali” (bukuria e Aliut) të cilin e shkurtojnë në “Kasmeli”. Sidomos banorët e Bagdadit shkurtojnë emrat “Sad-ud-Din”, “Iz-ud-Din” dhe “Ala-ud-Din” në Sadi, Izi dhe Alai.
Rafidat përmendin se profeti ﷺ ia dha Ali bin el-Husejn bin Ali bin Ebi Talibit (rahimehullah) pseudonimin “Sejjid-ul-Abidin” (zotëria i adhuresve). Megjithatë, kjo është e pabazë, thotë Ibnu Tejmijeh në “Minhaxh-us-Sunneh” dhe Ibn-ul-Xhauzi në “el-Maudhu’at”:
Ali bin el-Husein ishte një nga tebiinët – si ishte e mundur që profeti t’ia japë atij një pseudonim? Allahu i luftoftë Rafidat! Sa gënjeshtarë të mëdhenj që janë dhe sa budallenj që ata janë!
Prej emrave më të këqinjë që kam dëgjuar prej tyre “KelbuLlah” që do të thotë “Kelbullah” (qeni i Allahut), me dialektin e Irakut. Disa Rafidah quhen “Kelb Ali”, që është, “Kelb Ali” (qeni i Aliut). Qëllimi me këtë emër është që personi i emëruar duhet të jenë besnik si qeni është besnik ndaj pronarit të tij.