Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

32.Çka i thotë udhëtari atij që e përcjellë dhe anasjelltas?

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

133 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se profeti ka thënë:

من أراد أن يسافر ؛ فليقل لمن يخلف : أَسْتَوْدِعُكُمُ اللهَ الَّذيِ لاَ تَضِيعُ وَداَئِعُهُ

“Kush dëshiron që të udhëtoj, le t’i thotë atij që e përcjellë (që nuk udhëton): “Ju lë nën kujdesin e Allahut, i Cili nuk i humb premtimet (ata që i merr nën kujdes).”

Transmeton Ibn Maxheh, Nesai në në “Amal-ul-Jaum uel-Lejlah”, Ibn-us-Sunni dhe Ahmedi. Zinxhiri i transmetimit është i mirë, të cilin Hafidh Ibn Haxheri gjithashtu e konsideroi.

134 – Ibn Umeri (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ka thënë:

إن الله إذا استودع شيئاً حَفِظَهُ

“Me të vërtetë kur i lihet diç nën kujdes Allahut, Ai e ruan atë.”

Transmeton Ahmedi dhe të tjerët. Transmetimi i Ahmedit është autentik. Edhe Ibn Hibani e transmeton atë me një zinxhir tjetër autentik.

135 – Ka thënë Selimi:

“Kur dikush dëshironte të udhëtoj, ibn Umeri (radijAllahu anhuma) i thoshte atij: “Eja tek unë që të të shpreh lamtumirën time ashtu siç vepronte i dërguari i Allahut me ne, i cili na thoshte:

أَسْتَوْدِعُ اللهَ دِينَكَ وَ أَماَنَتَكَ وَ خَواَتِيمَ عَمَلِكَ

“Nën kujdesin e Allahut qoftë feja jote, besnikëria jote dhe përfundimi i punëve tuaja”.”

Në një transmetim tjetër thuhet se, kur profeti s i shprehte lamtumirën atij që udhëtonte, ia shtrëngonte dorën dhe nuk ia lëshonte atë derisa ai të jetë i pari i cili ia lëshon dorën profetit dhe i thoshte atë që e cekëm më lartë.

Transmeton Tirmidhi i cili tha hadithi është i mirë dhe autentik.

Do të thotë hadithi i parë. Hadithin e dytë e dobësoi Tirmidhi kur ai tha:  “Hadithi është i huaj.” Sidoqoftë, përshëndetja me dorë vërtetohet përmes rrugëve të tjera, siç e kam sqaruar në “es-Sahihah” (2485).

136 – Enes bin Maliku (radijAllahu anhu) tha:

Një njeri, erdhi tek profeti dhe i tha: “O i dërguar i Allahut, unë dua të udhëtoj, andaj më jep lamtumirën.”

Ai i tha atij:

زَوَّدَكَ اللهُ التَّقْوَى

“Allahu ta shtoftë devotshmërinë!”

Pastaj, ai i tha: “Më shto edhe diç tjetër!”

Ai i tha:

وَغَفَرَ ذَنْبَكَ

“Dhe t’i faltë mëkatet tuaja!”

Pastaj, ai i tha: “Më shto edhe diç tjetër!”

Ai tha:

وَ يَسَّرَ لَكَ الْخَيْرَ حَيْثُماَ كُنْتَ

“Dhe ta lehtësoftë të mirën kudo që të jesh.”

Transmeton Tirmidhi i cili tha hadithi është i mirë dhe autentik.

Kjo është e saktë. Të njëjtën gjë e tha Hafidh Ibn Haxheri. Ibn Khuzejmeh e vërtetoi atë, e cila është në përputhje me një zinxhir tjetër transmetimi i cili transmetohet Darimi.

137 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se një burrë tha:

“O i dërguar i Allahut, unë dua që të udhëtoj, andaj më këshillo mua!”

I dërguari i Allahut i tha:

عليك بتقوى الله ، و التَّكبير على كل شرف

“Kije frikë Allahun dhe thuaj “Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi)” kur të ngritesh në një vend të lartë.”[1]

Kur njeriu shkoi, profeti tha:

اَللَّهُمَّ اطْوِ لَهُ الْبُعْدَ ، و َ هَوِّنْ عَلَيْهِ السَّفَرَ 

“O Allah, lehtësoja atij udhëtimin (duke ia bërë atë sa më të afërt) dhe largoja vështirësitë e tij.”

Tirmidhi tha hadithi është i mirë. Kjo është e saktë. Hadithi u vërtetua nga Ibn Khuzejmeh, Ibn Hibani dhe Hakimi.


[1] Ngritja në lartësi të mëdha është e dashur për njerëzit, ngase kjo bën që njeriu të ndjej krenari. Andaj, i është ligjësuar që ta përmend Allahun duke e kujtuar Krenarinë e Tij, dhe se Ai është më i Madh se çdo gjë. Dhe bërja tekbir në raste të tilla është shprehje e falënderimit ndaj Allahut dhe që Allahu t’ia shtoj atij mirësitë! (Tuhfetul-Ahuedhij – el-Mubarakfurij. Kapitulli mbi “Lutjet” – “Çka thuhet kur t’i japësh dikujt lamtumirën në udhëtim?”).

Shpërndaje: