Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 99
Përktheu: Valdet Gashi
Profeti ﷺ lexonte ajete Kuranore pas El-Fatihas në dy rekatet e fundit.
Ai falte dy rekatet e fundit për gjysmë më shkurtë se dy të parat, ekuivalente me pesëmbëdhjetë ajete.1
Disa herë, ai lexonte vetëm El-Fatihan në to.2
1 Ahmedi dhe Muslimi. Hadithi dëshmon se është sunnet për të lexuar pas El-Fatihas në dy rekatet e fundit. Kjo ishte praktika e disa sahabëve duke përfshirë Ebu Bekr Es-Sidikun -radijAllahu anhu-. Këtë mendim e ka imam Shafei pa marrë parasysh nëse është namazi i drekës apo ndonjë tjetër. Prej dijetarëve tanë të mëvonshëm të cilët gjithashtu e kanë këtë mendim është Ebul-Hasanat El-Laknaui në ”Et-Ta’lik El-Mumexhded ala Mu’uata Muhamed”.
Ai tha: ”Disa nga kolegët tanë e kanë një qëndrim të çuditshëm kur ata thonë se është e detyrueshme për të bërë suxhud-us-sehu në qoftë se lexon diçka në dy rekatet e fundit. Megjithatë, mendimi është refuzuar, ndër të tjera nga Ibrahim El-Halebi dhe Ibn Amir Haxhi në mënyrën më të mirë të mundshme. Kushdo që thotë kështu pa dyshim se nuk i ka arritur hadithi, përndryshe ai nuk do të kishte thënë kështu.” (fq. 102).
2 Bukhari dhe Muslimi.